BORJA – NJË EMBLEMË E GORËS (Pjesa e parë)

Lexuar 3072 here




nga Elmaz DOKLE
1.    GJEOGRAFIA

Fshati kadastror Borje ndodhet në veri - lindje të komunës së Shishtavecit. Territori i tij i paraqitur në plan ka formën e paralelopipedit me shtrirje veri - jug 3.5 km. dhe lindje - perendim 3 km., që shtrihet në gjërsinë gjeografike veriore 41º 59’ 45’’deri 42º 20’ 05” dhe gjatësinë
gjeografike lindore 20º 33’ 45” deri 20º 37’ 00”. Rrethohet nga lartësitë: “Dejkin grob” (1652.00 m.), Jasika (1417.60m.), Cërni Vërh (1584.80 m), “Karakolli Raven” (1587.6 m.), Piramida 16/4 (1305.40 m.) “Nikello bërdo” (1332.0 m.), "Ribar" (1326.8 m.), "Hisarishta" (1196.00 m.), “Haxhijin Mos” mbi lumin e Borjes (830 m.). Perimerti i kufirit është 15.5 km . Prej të cilit 11 km. administrativ dhe 4.5 km. shtetror. I ndodhur në
këtë hapsirë gjeografike fshati Borje Kufizohet:
Nga veriu me fshatin Orgjost, nga lindja me kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë, nga jugu me fshatrat Shishtavec dhe Novosej, nga perendimi dhe veri - perendimi me fshatin Oreshkë dhe nga perendimi me fshatin Cërnalevë. Brenda ktyre kufijve ka një sipërfaqe gjeografike prej 1115 ha.
- Kufiri shtetëror me Republikën e Kosovës , (4.50 km.) Përkatësisht me fshatrat Krushevo, Glloboçica, Vranishta dhe Orçusha, fillon në lartësinë Jasika, (1417.60 m.), e pret lumin e Borjes në lartësinë (1050.00 m.), vazhdon në vijë të drejtë në piramidën Nr. 17, (1350.10 m.) e majën “Cërni Vërh” (1584.80 m.). Aty merr një kthesë në formë harku për të kapur lartësinë “Karakolli raven” (1587.60 m.), e që aty zbret drejtë në “Senakovce” në piramidën 16 /4 (Klokova çeshma 1305.40 m.).
- Kufiri adminstrativ me Orgjostin, (2.75 km) fillon në piramidën Nr.16/4. (1305.40 m.). Vazhdon rrugës për në "Llokvo" - “Nikello bërdo” (1332.00 m.), "Vërbiçiça". Aty e len rrugën, kthen djathtas për të vijuar përfund arës së Rustem Muratit del në "Ribar" (1326.80), vijon për
kurrizi në "Hisarishta" (1196.00), zbret poshtë në "Orllov Kamen"
(1000.50m.)
- Me Cërnalevën , (1.25 km), fillon në "Orllov Kamen", (1000.50 m.) merr drejtimin nga Borja - në "Lubçev kamen" - "Muslijina Niva" dhe vijon poshtë në "Haxhijin Mos” (830.00 m).
- Kufiri me Oreshkën , (3 km.) nga i cili 1.5 km. lumor), fillon në "Haxhijin Mos", vazhdon në drejtim të kundërt të rrjedhës së lumit të Borjes deri tek livadhi i Gani Shkorës, aty kthen drejt jugut, ku nis kufiri tokësor dhe vijon për krurrizi në "Plloça", (mademi i vjetër i rasave)
ngjitet përpjetë e përfundon në “Dejkin Grop” (1652.00 m)
- Me Kollovozin, ka vetëm pikë takimin në “Dejkin Grop”.
- Me Novosejën, (2.75 km) fillon në "Dejkin Grop", vazhdon drejt “Gurit si qen” varet poshtë në rrugën “Pazarlija” drejtë për kodre, deri ku ndan rruga për në fushën e sportit.
- Me Shishtavecin, (1.25 km) fillon ku ndan rruga për në fushën e sportit, tek “Lisi i Hysenit”, vijon për rrugë të pazarit në fushë të sportit dhe mbaron në “Jasika” (1417.60 m.). Pjesë e teritorrit të fshatit Borje është edhe Bjeshka e Borjes e njohur me emrat “Kallabak”, ose “Borska Pllanina” me sipërfaqe 353 ha. Ajo ndodhet 15 km. në jug të fshatit e shtrirë në shpatet Veri - lindore të majës së “Kallabakut”. (2174 m. 6 km vijë ajrore dhe 15 km. rrugë këmbësore e
automobilistike, larg fshatit), e cila në bazë të dokumenteve autentike kufizohet:
 - Në Veri - lindje, me bjeshkën e Shishtavecit. Duke u nisur në kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë, në afërsi të vendit të quajtur “Tërmkin Grop”, afër kajnakut të madh. Nëdrejtimim Jug - Veri kufiri ndarës zbret në përrua, e ndjekë atë deri afër pyllit të Shishtavecit, kthen në rrugën mbi malin e Shishtavecit dhe kapet tek guri i ngulur në arën e “Kurt Agës”.
- Në veri - perendim, me tokat e Novosejës, kufiri fillon tek guri i ngulur në arën e “Kurt Agës”, merr drejtimin lindje-perendim duke kaluar në rrugën e hollë që përshkon malin e mandej tek “Guri I Jeshiltë”, e del në burim (kajnak), ku fillon kufiri perendimor.
- Në perendim dhe jug - perendim, me Bjeshkën e Vakufit (Topojan), nga jugu në veri kufiri fillon tek kajnaku në “Gurin e Jeshiltë, (Pikë takimi i kufirit Borje - Novosej - Topojan). Kthen përpjetë në drejtim të jugut, ndjek rrugën e hollë, del në shkrep dhe përfundon në majën Kallabakut (2174 m.).
- Në jug dhe jug – lindje, kufizohet me kufirin shtetëror Shqipëri - Kosovë. Këto kufij janë të konfirmuar me vendimet përkatëse të gjykatës së Sheriatit Nr.136, Zilka`de sene 1233, {1812, sipas kalendarit të sotëm}18
Duke qënë se bjeshka e “Kallabakut” ndodhet e shkëputur nga teritori I fshatit Borje, fshatrat fqinjë, në veçanti Novoseja dhe Shishtaveci gjithnjë kanë ngritur pretendime për të përvetësuar pjesë të teritorit të saj. Kështu pas vitit 1812, konflikti pronësor u përsërit edhe në vitin 1937, kur
Novosejasit tentuan të marrin një copë të majme mbi rrugën që përshkon zabelin me ahishte.
Për këtë Borjanët u ankuan tek mbreti Zog I. dhe e denoncuan çështjen në gjykatë. Bazuar në vendimin e gjykatës së Sheriatit dhe fakteve të tjera të pa kundërshtueshme, problemi u zhgjidh në favor të Borjes, duke rikonfirmuar edhe një herë kufijtë e sajë.  Sipas një gojëdhëne, territori i Borjes ka qënë i pashkëputur nga Vranishti në veri deri në Kallabak në jug. (Ot “Çestak” duri “Kallabak”).
Emrin Kallabak e mban një fshat në Trikalla të Greqisë. Edhe maja më e lartë e malit "Belasica" në Rodope, në kufirin midis Bullgarisë dhe Greqisë emërtohet "Kallabak" (2029 m.).

1.1. Toponimet
Territori i Borjes është i mbuluar me shume emra vendesh si:
Adilov Mos, Askersko Çeshmiçe, Adiloske Livagje, Alov Kamen, Argaç, Baçeva Niva, Bajkov Rid, Bajrojca, Baçilishta, Bajram Lulin Grob, Bas Ornica, Bele Strane, Bella Voda, Bella Zemna, Bellov Kamen, Beqirova Ornica, Bijanec, Billo, Boboshka Leska, Boriç, Brestoj Banushoske, Bubllan, Buka, Bunake, Çapçevo Sello, Çatma, Çekiçov Kamen, Çekorinci, Çekorinska Livada, Cer, Cërni Vërh, Cërvene Jabuke, Çestak, Ciganske Tërne, Çopur, Creshnica, Çuka, Çukiçe, Çulçejca, Çulçev Kamen, Çkrapjina Ornica, Damatovo Rudinçe, Dëbec, Dejkin Grob, Demofci, Dërbusofci, Dërmnica, Dishov Kamen, Dobrajca, Dovno Bërce, Dreniç, Drobak, Feratovo Çeshmiçe, Gaber, Gërgojec, Glluha Voda, Gof Rid, Golem Kamen, Golem Dof, Golem Zavor, Gorni Zadef, Gorno Bërce, Govorusha, Greben, Gujedarske Mllake, Gumnishta, Guri si Qen, Gushafce, Gushajeçe Grobishta, Hajradinovo Baçillo, Hamzova Jonxha,
Hanina Çeshma, Harunov Grob, Hasanof Gllas, Haxhijin Mos, Herov Grob, Hisarishta, Husenof Dëp, Husno, Ibriçino Çeshmiçe, Igraleshnik, Illojca, Imerove Johe, Ivanoska Niva, Izetiçina Niva, Jasen, Jazmine, Jeleshje, Julica, Kajdarov Studenec, Kalçejca, Kallabak, Kapano, Karagjina Livada, Kasof Vir, Kaurske Tërne, Kaurske Grobishta, Klutaçec, Klokova çeshma, Kërçin Rid, Kërs, Kështice, Klen, Kolçejca, Kopeni Grob, Korica, Kriva Niva, Krushe Hoxhinske, Krushica, Krushiçe, Kuliçeska Çeshma, Kurt Agina Niva, Kukev Kamen, Laçkinske Johe, Llazec, Llazine, Leska, Leskovo Brce, Lipa, Lisiçina Dupka, Lisina, Llakov, Llëke, Llokvo, Lipa, Lupanovo Jabuçe, Lupçev Kamen, Madem, Malla Jella, Malove Mllake, Mali Vërh, Markov Llëk, Mërshino Pole, Mërtvo Shumiçe, Mexhu Pllotoj, Mialçejca, Mllaçje, Mllaçice, Muharemova Ornica, Musova Mllaka, Muslijina Niva, Nezirove Johe, Nijazova Vodenica, Nikello Bërdo, Niketesko Çeshmiçe, Nove Grobishta, Osman Qehajina Livada, Ogragje, Orashje, Orllov Kamen, Orniçe, Padina, Palinsko Baçillo, Palojna, Pazarlija, Pajkova Livada, Petkojca, Pikova Livada, Piline Livagje, Pishec, Pllaçen Kamen, Plesh, Plevniçe, Plitishta, Plladnishta, Plloça, Poçiva Niva, Poçivalec, Pod Kamen, Pod Kërs, Pod Niketefci, Popovo Sello, Prehod, Preskakallo, Prisje, Rahmanove Johe, Ramov vir, Ramushuska Livada, Raskrnica, Raven, Ravenica, Ribar, Rupe, Rusinica, Sabrovo Çeshmiçe, Selamova Vodenica, Selishta, Senakofce, Seçen Kamen, Stari Kotari, Stare Grobishta, Shap, Sharkojca, Shoshov Raven, Shuaipovo Baçillo, Shundinci, Sitnak, Skeva Llivada, Smrekarka, Star Zadef, Stavrovo Kolibçe, Stërga, Strazha, Stregjni Mos, Stregjno Bërce, Studenec, Suhi Dof, Tërmkin Grob, Tërqalishte, Terxijin Kamen, Tefikova Llëka, Topilica, Topillo, Trebesh, Tupan, Turske Trske,
Shulina Livada, Shuta Joha, Ulanqishta, Ulanec, Ulanik, Valajca, Vejselovo Gumno, Velkov Kamen, Vërbiçiqa, Vërtollaça, Vipica, Virec,Virje, Vllahinica, Vukov Kamen, Xhaferof Dof, Zejnoske Nive, Zejnoske Livagje, Zelen Kamen. Zhidllojec, Zuçef.20

1.2. Relievi
Relievi përfshin gropat, luginat, fushat, kodrat, malet dhe qafat e maleve. Relievi ndikon në elementet natyror klimatike siç janë: Erërat, reshjet e shiut dhe të borës. Basenet ujëmledhëse, koefiçenti i rrjedhjes së ujrave, shplarja e tokës ose erozioni, drejtimi i ujërave drejt detit, ngricat,
akulli, diellzimi etj. Relievi gjithashtu kushtëzon rrjetin rrugor, ndërtimin e veprave hidrike: Kanalet e kullimit dhe të ujitjes, mullijve, hidrocentraleve, ujësjellësave për ujin e pijëshëm; nga relievi janë të kushtëzuara të gjitha veprimtaritë ekonomike. Pamja e relievit në përgjithësi po edhe i relievit të fshatit Borje, nuk ka qenë gjithënjë siç duket sot, por me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime. Këto ndryshime kanë ndodhur për një numër faktorësh që kanë ndikuar në
zhvendosjet tektonike të cilat kanë krijuar format e relievit që ne shikojmë
sot. Ngritja e bjeshkëve të Sharrit, Kallabakut, Moravës, Malit të Kollovozit në një anë dhe krijimi i luginës të lumit të Borjes që zënë fill pikërisht në këto lartësi kanë ndikuar në formimin e relievit që kemi sot. Relievi i Borjes ka formën e një lugine të thellë me dy shpatije ballë për
ballë njera tjetrës dhe lumi në mes. Në të dy anët e rrjedhës së lumit profili rilevor ka pjerrtësi mjaft të madhe. Nga profilet gjatësorë që po paraqesim në shkallën 1:25.000, të punuar nga harta me të njëjtën shkallë zvogëlimi, në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Borjes, prej pikë prerjes në rekën e Borjes (930 m.) deri në pikën më të lartë në "Dejkin grob” (1652.00 m.) dallohen një tërsi që ka specifikat e veta gjeomorfologjike. Po ashtu edhe shpati në të djathtë të rrjedhes së lumi të Borjes, që fillon në të njejtin vënd (930 m.) dhe mbaron në pikën më të lartë sipër fshatit në “Karakollin Raven" (1587.60 m.) dallohet si një tërsi e vetme që ka specifikat e veta gjeomorfologjike. Shpati në të majtë të rrjedhës së lumit Borje ka një profil rilevor me pjertësi prej 41.7 %, i cili mundëson zhvillimin aktiv të erozionit, por duke qenë i mbuluar në pjesën e sipërme me pyje ahu e livadhe efekti i gryerjes zvogëlohet dukshëm. Shpati në të djathtë të rrjedhes të lumit të Borjes, ka një profil rilevor me pjertësi 34.7 %, që mundëson zhvillimin shumë aktiv të erozionit, për shkak se në këtë anë të lumit ndodhen tokat bujqësore, që janë të ekspozuara ndaj fenomenit të shplarjes dhe gryerjes. Kjo edhe për faktin se gjatë periudhës së kolektivizimit nga mania e shtimit të sipërfaqes së tokës të punuar janë prishur brezaret natyrore, livadhet dhe kullotat. Prishja e këtij ekuilibri natyror po rivendoset tani pas viteve `90- ta, kur prona shkoi tek i zoti i saj. Reka e Borjes që kalon mes për mes teritorit të fshatit e ndan atë në dy shpatije me sipërfaqe afërsisht të barabarta. Faqja në të majtë të rrjedhës së lumit është e mbuluar me pyje ahu, livadhe dhe kullota, në anën e djathtë ndodhet fshati dhe tokat e
punuara. Ky reliev kushtëzon një mikroklimë të shëndetëshme, e tëfavorshme për kultivimin e gjithë bimëve të arave dhe të pemëtarisë.