Të vërtetat e masakrës serbe në Topojan

Lexuar 3866 here




nga Kapllan AHMETAJ
Shumë shpejt një dokumentar për masakrën serbe në Topojan, "Gjurmë Shqiptare" nga Marin Mema në Top-Channel!
Jemi në bashkëpunim të fortë me drejtuesin më të suksesshmëm në median shqiptare, persa i përket tregimit të realitetit dhe historisë Shqiptare, z. Marin Mema.

Duam të tregojmë të vërtetën e historisë, asaj historie që na e shkelën me këmbë dhe kurrë nuk u tregua siç duhet nga libri, Historia e Shqipërisë.

Do vazhdojmë të paraqeisa të dhëna nga media e huaja të kohës, nga ku kemi dëshirë t’u referohemi gjithmonë, jo vetëm për të ju ardhë në ndihmë ju si lexues, por edhe si një dëshmi e radhës, se ne akoma nuk dijmë, nuk njohim numrin e saktë të viktimave përgjatë vjeshtës së vitit 1913, asaj periudhe të zezë dhe që do mbahet mend gjatë për vendin dhe pasardhësit e viktimave, për mbarë Lumën, e si kryeqender e shfarosjes masive ishte zona e Topojanit.

Si u përshkruan masakrat serbe nga shtypi i kohës?!

Për shkaqet e shpërthimit të Kryengritjes shqiptare të vjeshtës së vitit 1913 dhe për përmasat e masakrave serbe të kryera ndaj shqiptarëve, kanë shkruar personalitete serbe ( edhe ata që morën pjesë në masakra) si dhe vet shtypi serb i asaj kohe.

• Një tabllo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq. Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan:”Kryengritja shqiptare e shtatorit ( 1913), për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze - Sh.B) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë (në Kosovën e pushtuar - Sh.B). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën (plumbei - Sh.B).

• Ndërkaq gazeta e Zagrebit ”Hrvatska Novosti” shkruan: ”Çudi e madhe?! Serbët jo vetëm në kohën e luftimeve, që bënë aq çudira mbi shqiptarët e Kosovës sa gjithë bota u neverit, por edhe sot pas vendimeve të Konferencës së Londrës, kudo që kanë shkelur, vrasin, presin, vjedhin, burgosin, dhunojnë e plaçkisin popullsinë e pafajshme vetëm pse janë shqiptarë.”

• Gazeta”Daily Telegraph” shkruan: ”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave (reparteve) të gjeneral Jankoviqit”.

• Për shpirtin shovinist të reparteve serbe të vdekjes, kanë shkruar edhe vet xhelatët serb. Në gazetën serbe ”Radniçke Novine” Nr. 212, Beograd, 9 tetor 1913, një ushtarak serb, në një letër të publikuar, për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan: ”...Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme. Unë rrënqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnji e pyes vetveten, vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu? Kjo është e tmerrshme e llahtarshme... Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë, askush gjallë... I mblidhnim tubë, 40 deri 50 njerëz, dhe ashtu si ishin, grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitja ordinere u bë kudo. Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren...”

• Po në gazetën ”Radniçke novine” Beograd-Tetor 1913, socialdemokrati Dimitrije Tucoviç, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: ”...Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan (fshat i Lumës - Sh.B) aty s´kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhëra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët ”të gjithë a?” Të gjithë ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit. Për dy orë u vranë 500 shpirtëra... Shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin, kurse ushtria jonë e ”kulturuar” e shekullit XX po i vretë edhe fëmijtë e tyre....”

• Ndërsa një ushtarë i quajtur Vuksanoviq për masakrat e kryera, rrëfen si vijon: ”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdh urdhëri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therren me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe..., rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kahë njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë. Këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenje njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftrave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” shkruan ”Radniçke novine”, Beograd - datë 22 tetor 1913.

• “Corriere delle Puglie”Janë disa nga statistikat e përkthyera së fundmi nga Jonuz Kola From the daily newspaper Corriere delle Puglie, Bari, XXVI, 354, of 21 December 1913, reprinted in: M. D. Skopansky Les atrocités serbes d'après les témoignages américains, anglais, français, italiens, russes, serbes, suisses, etc. etc. (Lausanne: Librairie Centrale des Nationalités 1919), p. 148-161. Translated from the French to English by Robert Elsie.] Perkthyer nga Frengjishtja ne Shqip nga Z. Rober Elsie.

Në Topojan janë djegur dhe shkatërruar të gjitha shtëpitë, janë vrarë dhe masakruar mbi 620 burra, gra dhe fëmijë.
Në Xhaferraj, Brekijë, Nimçë, Lojme e Përbreg të gjitha shtëpitë janë rrafshuar me tokën. Popullsia e rrethuar nga serbët ëshë masakruar pa mëshirë. Shumë prej tyre janë varur në degët e pemëve, shumicës së tyre u është prerë fyti. Disa janë hedhur në flakë, kurse të tjerët kanë vuajtur turturat më çnjerëzore para se të jepnin shpirtë.
Nga e gjithë popullsia e këtyre pesë fshatrave vetëm dy banorë të fshatit Xhaferraj dhe pesë banorë nga Nimça arritën të shpëtonin nga asgjësimi.

Vetëm në Brekijë, një fshat i madh me mbi 150 shtëpi, ka pasur mbi 1300 viktima - burra, gra dhe fëmijë.
Në Përbreg, numri i viktimave i tejkalon 400 personat.
Skena të tjera të egërsisë dhe kasaphanës kanë ndodhur në Surroj, ku 130 shtëpi janë djegur, 55 burra dhe 2 gra janë therë.
Bardhoc dhe Novosej: këto dy fshatra janë djegur dhe rrafshuar. Popullsia kishte ikur në male, me përjashtim të gruas e Islam Hoxhes dhe katër fëmijët e saj të vegjël dhe familjes së Ramadan Jusufit, të cilet u dogjën të gjallë.

Përse Topojani (Brekija, Xhaferaj, Nimça, Lojmja, Topojani dhe Novosej) ishte qendra e masakres se Lumes?

Dy janë arsyejet kryesore dhe që nuk mund të rrëzohen lehtë:

Arsyeja e parë është se, Topojanasit ishin të parët qe ju bashkoheshin thirrjeve për kryengritje në Kosovë ndaj dhunës së vazhdueshme serbe mbi popullin e shqiptarëve të Kosovës, këtë e kanë treguar betejat dhe varret e të rënëve në Qafën e Duhëles, në Prokuple e deri ne Nish, dikur me banorë Shqiptarë.

Arsyeja e dyte eshte se masakra vjen, një vit pas luftimeve të përgjakshme të vitit 1912, ku serbet pësuan më shumë se 12000 trupa të vrarë. Pra deridiku eshte një formë hakmarrje ndaj Lumës dhe Topojanit.

Por, përse historianët heshtën?

Përse ne pasardhësit e Atyre mijëra viktimave duhet të “pajtohemi” me heshtjen ndaj tyre?

A është neglizhencë e hiatorianëve, mosdije, apo dije me pak djallëzi përmbi krye?

A është e mjaftueshme për t’u ndjerë rehat breznit që do vijnë më vonë?

A vazhdojmë sërisht të rrahim gjoksin si kaherë, se ne na thonë Topojan kur gjë të shkruar kush s’na la?

Pyetjet janë nga më të ndryshmet, por përgjigjet vazhdojnë të jenë vetem në rangun e fjalëve, të gojëdhënave dhe diskutimeve nëpër konaqe, përderisa nuk këmbëngulim dhe kërkojmë të vërtetën institucionale!
Unë vazhdoj të “godas” veten dhe brezin e pas viteve 90, të cilët nuk menduan të shohin për të ardhmen, duke menduar se i përket të shkuarës së largët!

Epokat e periudhës së “totalirizmit politik” i deklasoj si periudhën e pavetësisë individuale ose së tjetërsisë së vetes. Këtu nuk dua të ndalem aspak, pasi do ketë shumë që do thonë se është bërë shumë!
Problemi na qenka te periudha parakomuniste, periudhë kur në Shqipëri kaluan Nazo-Fashistët italian dhe gjerman..? Jo, as kjo nuk qëndron!

Mos na qenka periudha e luftës dhe pasluftës me serbët?

Nën logjikën e ftohtë nuk mund të ishte, sepse Topojanin e mbuloi zbrazëtia njerërzore, e dërmoi dhe mbuloi zia e masakrës për dekada me radhë. Nuk kishte më brezni për të marrë penën e me shkrue vrasjen e babës, vëllait dhe mbarë gjindjes në fshatrat përreth. Gjatë kësaj periudhe “Topojanasit nuk kishte kush me i varrosë, jo ma me shkrue, thonin pleqt e vjetër”, edhe ata që shpëtuan ju desht me luftue pak ma shumë për t’mbet gjallë në vitet sërisht të zeza 1930, uria masive!

Atëherë të na bëjë mirë faji “Ne” banorëve të Shek. XXI, me letra formati A4, kompjutera dhe paisje elektronike telekomunikacioni nga më te ndryshmet që vazhdojmë të shpërndajmë në virualitet ngjyrat e flokëve!
Çdo ditë e më shumë duhet të ndiejmë përulësi ndaj atyre që vdiqën në mbrojtje te vendit të tyre, më shumë duhet të ndiejmë ndienjën e turpit se si kemi lejuar, mësuar dhe pranuar Historinë e Shqipërisë tonë!
Ajo nuk e ka njohur akoma në mënyre zyrtare "Masakrën e Topojanit", apo për të shkruar qoftë edhe një faqe nga libri i asaj që ne detyrimisht jemi obliguar për ta mësuar për vite jetësh!

Turpi të bier mbi ne, po ore po mbi ne që flejmë dhe nuk duam të na zgjojnë nga letargjia e së vërtetës.
....si vallë mund të harrohet dhe mbyllet kaq lehtë makabriteti i asaj masakre të kryer mbi njerez të thjeshtë, të pa armatosur dhe në befasi në atë vjeshte të vonë e vitit 1913. Një vjeshte që priste vjeljen e bereqeteve, zbritjen e "shekave" me bulmetin e stanetve verore nga bjeshkët e Kroit të Bardhë, Bërllogjit, Kallabakut, Turajve, Ogzherit e deri në shpatet e Gjallicës, të Kroit të Kuq e Xholit të Brestekisë, befas erdhën ditë e "mortit"të gjatë, ditët e dhimbjes dhe shuarjes së mijëra jetë njerëzore, saqë as dëbora e dimrit të acartë nuk mundi ti mbulojë e mbyllë plagët e mëdha të dhimbjes, mungesës së shpresës dhe vuajtjes me dekada tek breznitë e ardhëshme.
Ato ditë, Luma dhe në veçanti, Topojani do kujtojë gjatë dhe me shekuj humbjet me te medha jetesore te nje masakre çnjerezore, nga një popull barbarë, nga një ushtri barbare, siç ishte dhe është ai serbo-sllav.

N?se ne do harrojmë këtë "gjëmë", ashtu siç e harroi dhe nëpërkëmbi shteti jonë "Ëmë", Historia e Shtetit Shqiptar, do bëjmë tradhëti Kombëtare e tradheti e tillë do të thotë të rihapësh plagë, të vrasësh e shkelësh mbi të gjallët, ashtu siç shkelën barbarët mbi gjakun e të parëve tanë.
P?r më tepër do ju kërkoja që ta lexoni e ?eshifroni materialin ne fjalë, të informoheni për historinë e zonës tuaj dhe të kuptoni që fëmijët tuaj, kanë mesuar dhe janë rritur me tregimet amatoreske të pushtetarëve, jo historianëve të mirëfilltë, edhe nëse ishin ekspertë, e sigurtë që paskërkan qenë t? pozicionuar e ripozicionuar nga qarqe të ndryshme krahinore, politike dhe me interesa jo të pastra Kombëtare....nga e cila, duket se do vuajmë gjatë për të vërtën, sa herë që bëhet fjalë për ta shkruar e rishkruar këtë të "gjorë" Histori.
Të gjithë ju e keni kaluar nëpër duar, dëgjuar e mësuar "Historinë e Shqipërisë", po, po të atij libri të cunguar, të atij libri që më shumë tregon e trillon për përballjet kaçake partizano-balliste në malet e Përmetit, sot kryengritësit Bledi Manes, se sa për Lumën, Topojanin dhe kryengritjet e herë-pas-herëshme ndaj shovinistëve serb.

Histori ku tregohet më shumë për anëtarët e organizatës së partisë dhe tradhëtitë e Toptanit, se për masakrimin e mijëra jetë njerëzish të pafajshëm, nga shkinat e Serbisë, për bëmat e Topojanit!

Ju nxënës, student, mësues që tanimë e keni mësuar të vërtetën e "Historisë së pushtetit, për pushtet" grisni disa fletë, nga fletë e turpit në formë proteste, e kur ta grisni "coptojeni" në qindra grimca, por mbrojeni idenë tuaj me forcën e arsyejes, bindjes dhe provës, se askush nuk ma nëpërkëmb historinë time, vendin tim, askush nuk shkelë mbi gjakun e derdhur të më shumë se 1 mijë, (me tre zero, jo tre njerëz mbrapa) të vrarë, djegur e masakruar, të gjithë pasardhës të mi!

Po, ore po më shumë se 1000 të vrarë...përplasjani historianit-mësues në sy, sigurisht nuk do të ketë qasje për të rikuperuar edhe njëherë rrjeshtat e pashkruar të të shkuarës, por ndoshta do reflektojë ndryshe, duke hequr dorë nga ato që i ka mësuar e përseritur gabim ndër vite vetes, çdo ditë dhe pa pikë mëdyshje: trillime, histori partie, marrje dhe dorëzime pushtetesh me shumë pasion, njësojë sikur të jetë duke drejtuar skenat e luftës për mbrojtjen e Atdheut të tij, pë mbrojtjen e Atdheut të atyre që e kanë komanduar, emëruar e orjentuar për të na treguar të vërtetën e "Dheut"...

Atij "Dheu" që nesër do të na mbys e përmbys për përbuzje, për zullum e për tradhëti...
Andaj gjeni rastintin dhe flisni, bërtisni, buçisni edhe në prezencën e ndonje grupi kontrolli, sigurisht të atyre ekspertëve e inspektorëve me dosje të zeza ndër duar, delegatë nga Ministria, specialistë e komisioner në ankande librash, që kalojnë javën duke ngrënë jo vetëm taksat tona, por edhe "tavolinat"!

Po si nuk kam një grusht të fortë, t’i bie mu në zemër “Historisë”, asaj historie që edhe Dëshmorët mi ndau, as që nuk më qau, as armikun s’ma vrau, më la vetëm te shkjau, e luftova, luftova sa s’kisha më rini, s’kisha më as fuqi...sot pas një Shekulli kërkoj drejtësi, dua ta çjerr atë “maskë të marrëzisë”!

Një thënie e ditëve të fundit nga artisti i merituar Çun Lajçi se çfarë është Luma:

Unë artisiti me duar në xhepa deklaroj:

"Ju mund të pëllitni dhe të më quani si të doni, por ka vetëm një komb - shqiptarë!
Kosova asht paralagje e Lumës".

Rroftë SHQIPNIA!