Resurset turistike

Lexuar 1891 here




nga Alfred Nela
Pozita gjeografike, kushtet klimatike, hidrografia, flora dhe fauna mjaft e pasur janë elemente mjaft të rëndësishme, që këtij rajoni me potencial të lartë turistik, i krijojnë mundësi për zhvillimin e turizmit sportiv, rural, ekoturizmit, turizmit të gjuetisë etj. Klima është tipike, me reshje të mëdha bore, me shpati të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore. Me shumë maje të larta, burime e rrjedha lumenjsh me gryka e kanione, pyje të larta dhe me një faunë të shumëllojshme që krijojnë një peizazh mjaft të bukur dhe atraktiv për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.
Është i njohur klubi sportive i skive Morava i Shishtavecit i krijuar rreth vitit 1944. Sportistët e këtij klubi, që nga viti 1952 numrojnë shumë medalje kombëtare të fituara.

Pista e skive të Shishtavecit ka pritur shumë garues në mbarë vendin dhe janë zhvilluar shumë kampionate lokale e kombëtate.
Infrastruktura rrugore ka penguar rritjen e investimeve dhe ka vështirësuar zhvillimin e turizmit.
Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe erskusioneve.
Gjatë periudhës së verës zhvillohen shumë udhëtime në forma të organizuara si për qëllime atraksioni ashtu dhe për nevoja kurative.
Territori i bjeshkëve me biotopet e ndryshme është shumë i pasur me faunë.
Sporte të tjera karakteristike të zonës janë dhe mundja (ndeshja e pelivanëve), hipizmi (garimi i kuajve), vrapimi, hedhje e gurit, kërcim trehapësh etj.