Bajamja e Shishtavecit, si Bombë me Hidrogjen

Lexuar 1333 here




nga Shpend Sollaku
"Vajet e pranveres mashturese" roman i Bajame Hoxhës, që sapo mbarova së lexuari, është një roman-reportazh me temën delikate e  njëherësh të mprehtë të persektimit nën regjimin komunist shqiptar.

Ai nuk është i zakonshmi libër i të përndjekurive, ku, edhe autorë ndonjëherë të rëndësishëm , bien në banalitetin e të të treguarit në nivel amatorial.

BH (Bajame Çeliku) është bombë me hidrogjen (BH) në percjelljen e fakteve, pa dorashkat e atij që i  trembet përcëllimit të opinionit apo kongjijve të hakmarrjes së autorëve të krimit. Ajo nuk ka nevojë të kërkojë bodigardë për të mbijetuar në xhunglën e botimeve shqiptare. Pa iu dridhur pena, BH përshkruan situata e njerëz të vërtetë, me gjakfohtesinë e një historiani, me zhdervjeltësinë e një gazetari, me ndjeshmerinë e nje poeti, me  sigurinë që të jep  një punë këmbëngulëse shumëvjeçare. Historia e letërsisë shqiptare ka për t?iu kthyer leximit të këtij libri, e jo vetëm për statistika. Pasi «Vajet e pranverës mashturese» është nudo historike më e saktë sesa një thes me libra historianësh të përciptë e oportunistë, më e vërtetë se mijëra faqe arkivash të manipuluar, më letrar se dhjetra botime te tjera me këtë temë. Urime, BH, dhuratë më të mirë nuk mund të na bëje neve, të uriturve për të verteta të lakuriqta.