Gastronomia

Lexuar 4364 here




Në kohë më të hershme zona, është e shquar për mjeshtër të guzhinës në disa specialitete. Historikisht ata janë njohur si gjellbërës dhe si zejtar ëmbëltorësh.
Zeja e ëmbëltorëve, gjatë shekujve më parë e kanë ushtruar goranët, në territorin e Perandorisë Osmane.
Ata shërbyen edhe në mutfakët (kuzhinat) e sulltanëve në Topkapi Saraj, si ahqixhinjë dhe ahqibashë të dalluar.
Gatime të tjera janë: qoftet, mish i pjekur ne saç, ndërpeci, flija, mishi i thatë (pastërma), sarma, kulloshta (klloshtra), patatet e pjekura në prush, pitet, etj.
Po shtjellojmë disa lloje të gatimeve. Pitet, janë përdorur si gatime zëvendësuese të bukës. Ka disa lloje të gatimit të piteve si: pite kolare (me rrathë) pite me dy koleç, pite me renda (shtresa), ndërpeta (petëza të coptuara) etj.
Flija përgatitet me petëza të përgatituar nga brumi i grurit apo misrit, i përzier, dhe pas pjekjes i lyhet me gjalpë dhe vezë.
Banorët e disa fshatrave kanë një histori të vjetër në rritjen e bletëve dhe prodhimin e mjaltit.
Gjithashtu, kjo zonë është e njohur për prodhimin e bulmetit i cili përpunohet në kushte shtëpiake. Këtu duhet të theksojmë prodhimin e djathit të deles dhe dhisë.