Kuksianët, në futboll ka kurvëri

Lexuar 1039 here




Sipas të gjitha gjasave, "prostitucioni sportiv" këtë javë do zhvillohet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit!

Kësti i parë prej 10 mijë eurosh u nda dje, ndërkohë që në fundjavë, në stadiumin që mban emrin e të madhit Loro Boriçi pritet të takohen klientët me prostitutat, për ta kthyer qytetin e madh të futbollit dhe kulturës në një "bordello sportive", të diktuar nga kapot e prostitucionit, Duka dhe Partizani!

Me sa duket, territori i "prostitucionit sportiv" u takon tutorëve të hershëm të futbollit, të cilët nuk lejojnë që ekipe si Kukësi të fitojnë diçka, dhe kur e ndjejnë këtë rrezik, shkërdhehen me njëra-tjetrin!

Gjithçka do vërtetohet në fundjavë! Nëse Partizani fiton pa u djersitur, ne kuksianët do i kërkojmë Gjicit të largohet nga futbolli, të merret me punët e tij, dhe futbolli në Shqipëri të mbetet në dorë të "tutorëve sportivë"! Le të mbetet futbolli shqiptar pa Kukësin, pa ekipin që pa dyshim bëri të njohur këtë sport në Europë!

Prodhuar në Kukës