Mbrojtja me mungesa e Partizanit, favorizon Kukësin

Lexuar 1164 here




Sot në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” Partizani do të presë skuadrën e Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në Superligën shqiptare.

Një ndeshje e cila vlen shumë pasi do të luhet drejtpërdrejt për titullin kampion ku të dy skuadrat pozicionohen në vendin e parë me pikë të barabarta.

Partizani i trajnerit Sulejman Starova në këtë përballje vjen me disa probleme pasi në repartin e mbrojtjes Krasniqi dhe Ibrahimi janë të pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Mentor Mazrekaj (i dëmtuar) mbetet në dyshim. Ndërkohë që, “Panorama Sport” shkruan se sulmuesi ganez i “Demave të kuq”, Kaleb Ekuban, është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Prania e tij në ndeshjen e sotme është vendosur në pikëpyetje.

Ndërsa në krahun tjetër Kukësi i Ernest Gjokës pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë.