Jup Topojani: Prijës i betejave për Shqipërinë

Lexuar 2330 here




Profili i tij përgjithëson dhe personifikon vyrtitet më të mira të popullit të krahinës, si besën, trimërinë, sedrën, unitetin, etj. Jup Topojani (1828-1887) u shqua si luftëtar dhe udhëheqës popullor në luftrat kundër shovinistëve serb, për mbrojtjen e tokave shqiptare në Kushumlie, Leskov, Prekupje dhe Nish.

Me veprimtarinë e tij atdhetare për mbrojtjen e lirisë dhe të trojeve shqiptare, si luftëtar dhe udhëheqës popullor, ka lënë gjurmë të pashlyeshme, ndaj për, Jup Topojanin, shkruhet, flitet dhe këndohet. Në çdo tubim për të mirë, topojanasit e marrin këngën e Jupit. Ai është personaliteti dhe figura qëndrore e Bajrakut të Topojanit. Me Jupin krenohet gjithë zona e Luma.

Ai që në moshë të re, ka kundërshtuar pushtuesin turk. Për këtë arsye, ai vuajti në burgun e athershëm në Prizren. Mbasi e kishte kryer dënimin, shkoi në Turqi, ku ndoqi një kurs të përgatitjes si ushtarak. Nëpërmjet atij kursi, krahas njohurive ushtarake u informua mjaftueshëm edhe politikisht, mbasi jetoi pikërisht në kohën e kryengritjeve të vazhdueshme të shqiptarëve kundër Tanzimatit.

Kur u kthye në Atdhe, tashmë si ushtarak i aftë, organizoi dhe kompletoi formacionin e tij luftarak. Arriti të ketë një togë kalorësish të gatshëm, të stërvitur dhe të kompletuar mirë. Në krye të formacionit të tij luftarak, i përbërë nga kalorës, luftëtarë të këmbësorisë dhe shërbimi i prapavijës, gjithëherë ka qëndruar "Bajraku" ai Flamur si i shenjtë.

Në tekstin e këngës himn të Topojanit, "Prej Prekupjes deri në Nish" përveç të tjerave shkruhet:
Kur vikati çaj Jup Topojani
Ani nat llogoreve va dha zarmin
Bini djem, ju djemtë e Jupës
Se sot kana dita e luftës...

Dashurinë për Atdheun, nuk e ndau nga dashuria për luftëtarët dhe shokët e tij të idealit. Bashkëluftëtarë me Sahit Gegën, që të dy plotësojnë njëri-tjetrin. Të dy shkojnë në luftë. Të dy janë kudo. Të dy kanë një këngë. Dhe kënga e Jup Topojanit, është zëri i luftës për liri.

Bashkë me shokët e tij, ranë Dëshmorë, atje në luftën e Prekupjes e Nishit, dhe atje i kanë varret. Jup Topojani, është ndër ata prijës i betejave që, zona e Lumës ka bërë kundër sundimit osman dhe shovinistëve serb.

Jup Topojani, është dekoruar me Urdhërin "Për veprimtari patriotike".

Ky informacion u shkëput nga libri "Jehona e Topojanit" i autorit Naim Manaj