Çfarë i lidh Abdyl Frashërin dhe Isa Boletinin me Shishtavecin?!

Lexuar 3440 here




Monografia "Shishtaveci-historia dhe tradita" e shkruar nga, Zenulla Bala, mësues dhe edukator i njohur, jo vetëm i Shishtavecit, është një pasqyrë e jetës dhe aktivitetit të një prej fshatrave të zonës së Gorës të rrethit të Kukësit. Ky libër, pa dyshim është ndërmarrja më serioze deri tash e një autori, për të studiuar origjinën, traditat, zakonet e ritet, momentet më të rëndësishme historike të Shishtavecit, i cili ka qenë dhe është qendër e gjithë zonës së Gorës.

Në këtë monografi, autori thotë se:

Abdyl Frashëri, pasi mori pjesë si organizator i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, rrugën e kthimit për në Shqipëri, e kreu në intinerarin; Prizren-Dragash-Shishtavec-Kalaja e Dodës, e më tej. Në këtë udhëkthim, Abdyl Frashëri, ka bujtur një natë në Shishtavec, në familjen e Asllan Beqës. Të nesërmen disa dhjetra shishtavecarë e përcollën Frashërin deri në Krua të Bardhë.

Shishtavecari, Hamit Bala (Qehaja) mundi të blejë kalin e Isa Boletinit. Kali u ble nga tregtarët shishtavecas, që atëkohë punonin në Prishtinë. Shala, frerët, dhe takëme të atij kali, janë ruajtur deri vonë nga familja Bala.

kallabak.com