Ujëmbledhësi i Novosejt: Çfarë ofron në vjeshtë (Fotot në brendësi)

Lexuar 1827 here
Rezervuari - Novosej




Ujëmbledhësi artificial i Novosejt, ka një sipërfaqe ujore 7 hektarë dhe thellësi maksimale 16 metër. Ndodhet në lartësinë 1600 metër mbi nivelin e detit dhe për 5 muaj e ka sipërfaqen ujore të ngrirë. Ky ujëmbledhës, është i peshkëzuar artificialisht në fundin e viteve '80 me peshk krap në polikulturë.

Ujëmbledhësi i Novosejt, u absorbua nga natyra duke u bërë një dhe i pandarë nga pylli përreth tij. Sot është zemra pulsante e Parkut Kombëtar Korab-Koretnik. Bukuria e tij i kalon të gjitha në çdo stinë. Autenticiteti ka arritur në një pikë të tillë sa merr përmasat e shumë llojeve shtazore dhe bimore endemike unike në të gjithë Shqipërine.

Fotot nga Arben Palushi

kallabak.com