Reshjet e borës-Situata në territorin e Bashkisë Kukës

Lexuar 650 here




Pas reshjeve të borës, rrugët e disa fshatrave në Njesitë Administrative Arrën, Kalis, Grykeçaje, Topojan, Zapod e Shishtavec u bllokuan. Mjetet e bashkisë sot punuan për hapjen e rrugës Kukës-Shishtavec në segmentin Ura e Koloshit deri në Shishtavec qendër. Një fadrome e bashkisë ka hapur trasenë e rrugës ndërsa punëtorët e drejtorisë së shërbimeve kanë hedhur kripë e skorje në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Problemi i rrugës së Shishtavecit mbetet ende i pazgjidhur edhe pse bashkia Kukës i ka kërkuar Qeverisë që ta rikthejë në inventarin e ARSH-së.

Gjithësesi deri në daljen e VKM-së për inventarizimin e kësaj rruge bashkia do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta mirëmbajtur, edhe pse nuk është parashikuar financimi për mirëmbajtjen e saj.

Paralelisht, kompania e kontraktuar nga bashkia për mirëmbajtjen e rrugëve të tjera, vazhdon punën sipas grafikut për rivendosjen e qarkullimit.