Shkëputet një masiv shkëmbor në Kukës-Shishtavec, bllokohet rruga

Lexuar 906 here




Aksi rrugor Kukës-Shishtavec është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm, si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor.

Kjo është e disata herë në pak ditë që ky aks bllokohet nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për jetën.

Ata janë të shprehur se masivi shkëmbor është shumë i madh dhe pa ndihmën e shteti është e pamundur zgjidhja e situatës.

Por nga ana e autoritetit rrugor nuk ka pasur një reagim të mirëfilltë, për vendosjen qoftë edhe të rrjetave mbajtëse.

Automjete dhe njerëz kanë shpëtuar pa dëme. Rruga u bllokua për mbi një orë, derisa u hap një kalim për kalimin përkohësisht.

kallabak.com