Protesta anti-HEC-e: Shantazh dhe sabotim

Lexuar 693 here




Sikur të mos mjaftonte shpopullimi i përmasave të një eksodi biblik i fshatrave Novosej, Shishtavec, Topojan, Brekijë, Turaj, Shtrezë, Kollovoz, etj, për shkak të mungesës së një strategjie zhvillimi, ai pak komunitet i mbetur do të duhet të përballet edhe me mungesën ujit pas ndërtimit të 5 HEC-eve në zonë dhe sidomos me shkatërrimin përfundimtar të mundësisë për një zhvillim ekonomik përmes turizmit.

Lejet e miratuara nga KKT tregojnë edhe njëherë se babëzia dhe barbaria jo vetëm që nuk është ndalur e penalizuar, përkundrazi në çdo rast stimulohet duke përshfaqur praktikat më të këqija sesi mund të menaxhohen të mirat publike natyrore për përfitimin e një rrethi shumë të ngushtë njerëzish.

Pas njoftimit për PROTESTËN e ditës së nesërme tek Ura e Topojanit, burime të www.kallabak.com në terren, konfirmojnë se rrethi i ngushtë i njerëzve që duan të përfitojnë nga kjo masakër natyrore, po u bëjnë shantazh organizatorëve të PROTESTËS, ndërkohë kanë paralajmëruar mbështetësit e tyre, të bëjnë ç'mos t'a sabotojnë këtë PROTESTË.

kallabak.com