Pse JO HEC-e: Avokati argumenton

Lexuar 1471 here




nga Fatmir DISHA
Mos prekni ujrat e zones Novosej, Kollovoz, Shtreze, Turaj ,Xhafere , Topojane e Breki
Ndal Heceve
Mbeshtes me te gjitha mundesit e mia protestat e banorve te zones dhe vete protestoj bashke me ta per keto aresye.
-Se jam bire i fshatit Novosej dhe ndjehem krenar per bashkefshataret e mij, se jan rritur ne mes atyre bukurive natyrore, qe nuk me hiqen kurr nga mendja e zemra. Kam 30 vjete qe nuk jetoj ne ate vende por endrat qe kam pare ne vende banimet e tjera kan qen ne mes te atyre njerezve ne mes te atyre bukurive te zones qe zoti na i fali e kleftokratet perpiqen te na i shkatrrojne.

- Se me shtyne historia e fshatit tim te cilet e mbajten dhe e bene me zor te bukur ate zone.Ne shekullin e gjashte nje mbrete maqadonas u vu flaken pyjeve te bredhit qe perfshinin vendet nga kodra e bregjit, stanet e Novosejte,zona e Turajve deri ne Zaje ,dhe prapa kodre deri ne Korab e beri zone te shkrete per te plotesuar kete boshllek prifterite e manastirit te dushkut te teritorit te gradishtes (te Novoseit te sotem) Sollen far meshtekne nga Rusia dhe e mbollen ne zonen e pashtrecit ne vendin qe quhet edhe sote arat e dishaj, ajo popollohej shume shpejte te gjitha pyjet e meshteknes qe ndodhen sote ne zone.

Po keta prifterinj kultivuan edhe dushkun duke e mbjellur me lena. Kjo ishte aresya qe pyjet e meshteknes dhe dushku i Novoseit rreth viteve 1980 u shpallen monomente kulture e jo monomente natyrore sepse ishte kultura e banoreve qe i krijoj.Sote jan monomente natyre jan nenzone brenda zones se mbrojtur Korab-koretnik ne katekorin e tret.

- Se me shtine gjaku i deshmorve te zones qe dhane jeten ne lufte kunder Turkut e Serbit per te mos na e pushtuar ate zone te bukur qe zoti na e ka fale dhe perpjekjet e pa krahasushme te fshatit Novosej me ne krye Hoxhe Novosein dhe mbeshtetjen e fshatrave per rreth duke nderhyr fuqishem pran komisjoneve nderkombetare qe keto bukuri natyrore qe ishin lene brenda Jugosllavise te ktheheshin shqiperise.

-Me shtyne amaneti i gjysherve per te mos e lene ate vende te bekuar plote drite,ajer te paster lule,zogj, blektori,bim medicionale dhe ruajtja me fanatizem e kultures popullore mijvjecare. Per keto e shume te tjera qe nuk i permenda ata nuk e ndrruan me Stambollin,me Selanikun, me Sarajeven dhe Sofjen vende ku banoret e zones kan qene gurbetci me mundesi te shumta per te ndejtur ne keto vende.

- Me shtyne te njejtat aresye qe e shyne qeverine qe me vendimin e saj nr.898 date 21.12.2011 ne zbatim te ligjit per zonat e mbrojturanr,8906 date 6.6.2002 per zonat e mbrojtura zona Korab -Koretnike u shpalle Zone e mbrojtur, per shkaqe te gjithe atyre qe permenda me larte por edhe per keto aresye sepse kete zone e popullojne me shume se 3000 bime e shkurre dhe lloje druresh nga te cilet mbi 320 jan bime medicionale, nga bimet 46 specie jane te rregjistruare ne listen bimeve te rrezikuara qe perfitojne mbrojte te vecante me ligje.Ne kete zone ka mbi 396 lloje kafshesh te ndara ne grupime si me poshte: 205 specie jan vertebror,135 lloje shpendesh, 30 lloj gjitare,15 lloj peshqish dhe 11 lloj amfibesh, nga kafshet 74 lloje ndjehen te rrezikuara dhe bejne pjese ne lista e specieve te rrezikuara qe perfitojne mbrojte te vecante.

Nga specie e rrezikuara jan 14 lloj reptile, 11 lloj amfibe, 39 specie shpendesh,10 specie gjitaresh. Te dhenat I ka marre nga studimet e Ministries se Mjedisit qe jan bere per kete zone. Ju bej me dije se llojet e rrezikuara te flores e faunes mbrohen me ligj te vecante ,ligji nr.146 date date 8.05.2007 per MIRATIMIN E LISTES SE KUQE TE FLORES E FAUNES , LIGJI PER MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT NR.9587 DATE 20.07.206, LIGJI NR.81/2017 PER ZONAT E MBROJTURA.Keto ligje jane mbeshtetur ne 7 konventa nderkombetare , si konventa per zonat e mbojtura , 6 konvetat e tjera me ne krye Konventen e CITES.

Te gjitha keto ligje dhe konventa nderkombetare per zonat e mbrojtura mbrojne ne menyre te vecante burimet ujore,Ne ligjin nr.81/2017 ne 19 ne piken 3 thuhet ndalohen a) ndryshimet e gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve, liqeneve dhe sistemeve ligatinore; pervec ligjeve te tjera qe kerkojne mbrojtje te biodiversitetit dhe mbojtje te flore e faunes. Nese do te lejojme te ndertohen hecet disa lloj peshqish, bimesh, vertebroresh, e shpendesh do te zhduken si rezultat i nderhyrjes ne ujrat e zones e qe mbrohen me ligje te vecata.

Do te kete ndryshim te madh te biodiversitetit qe mbrohet me ligj dhe konventa te vecanta. Do te kete ndotje te theksuar per shikimin ,nuk do te kete uje te kristalte por rruge jashte rrugeve, tuba te ndryshkur, e vende te thara. Nuk do te thirren me emrat e 13 mullinjve dy velevicave, emri i makines se leshit dhe i dhjetra kanaleve e vijave vaditese per token buqesore. Sepse i shkelin ligjet pushtetaret per te dhene leje per ndertim hecesh ne zona qe i mbron ligji dhe konventat nderkombetare thua te ken gabuar, nuk besoj.

Besoj se korrupsioni i pushtetarve te gjithe krahve eshte aresya.Kete bindje ma perforcon terri informative i bere me paramendim qe banoret te ndodhen para faktit te kryer, duke u shkel te drejtat e njeriut te percaktuar ne kushtetut,ne ligjet e me siperme dhe ne ligjin per informimin e qytetarve dhe ne konventen e AARHUSIT ku shteti i jone ka aderuar ne vitin 2000. Ku sipas ketyre ligjeve dhe konventave keto invesime duhet te ishin ber te njohur banorve para dhenies se lejeve dhe lidhjes se kontratave, te publikoheshin projektet, tu behesh e qarte se cfar humbe e fitojne banoret e zones, skishin se si ti bejne publike sepse zona dhe banoret e saj humbin, fitojne vetem kleftokratet dhe pronaret mafioz qe as kush nuk i ka kontrolluar se nga i kan marre leket per investime.

Shkurt ndertimi i 5 heceve ne zonen tone eshte dhene ne kundershtim me ligjet dhe konventetat . Pervec veprimeve ne kundershtim me ligjet e konventat mjedisore me e rendesishmja eshte se qeveria po e perdor pronen publike sit e jet pronare ne kundershim me nenin 41 te kushtetues dhe te rezelutes 1803/dt 14/12/1962 miratuar nga asmableja e pergjithshme e OKB (sovraniteti I perhershem i popullit mbi burimt natyrore). Pra keto dy ligje garantojn sovranitetin e popullit mbi burimet natyrore.

Mendoni cfar mafie eshte politika e jone eshte dhen leje ne vitin 2012 ku jan te perzier ish kryeministri i kohes, ish ministrri i ekonomise qe e quan veten cironke e jo kuceder sic eshte ne vertet dhe ministry mjedisit dhe para 1 muaj po keto pergjegjesi shtetrore rinovojne lejet ne vitin 2018. Turpe i madh per politiken e vendit tone pa ber fjale per cironkat vendore perjashtu bashkin e kukesit te cilin gjej rastin ta falenderoj.
Populli i zones edhe pse ka patur informacion se u krijohen disa kufizime te perdorimit te prones private e ka pritur mire me shpalljen zone e mbrojtur per shkake te mbrojtjes te gjitha resurseve te mjedisit qe e rrethojne.

Me shtyn te protestoj forte heshtja e deputeteve te zones per kete neperkembje te zones, heshtja e opozites, heshtje e organeve te drejtesis, e organeve te kontrollit te shtetit e te gjithe instutucioneve shqiptare. Duke na lene te kuptojme, na behet vone se ju protestoni ne nuk kemi hallin tuaj por te xhepave tane. More dilenxhi qe me veprimet te tilla po e zbrasni shqiprine, mallkuar qofshi se na vrate shpresat. Une u bej thirrje instutucioneve te me poshteme te ndermarrin veprime te menjehershme per parandalimin e kesaj katastrofe sepse kjo zone e ka shpresen tek prodhimi bio dhe tek turizmi malor mos na cenoni bukurit natyrore qe nuk na i cenoj dote as Turku,Serbi dhe komunizmi shqiptar. Tentoni ju ne demokraci, por ju nuk keni turp. Beni ne vitin 2018 ate qe beri mbreti maqedonas ne shekullin e 6.

Por banoret e zones nuk do tu lejojne pa shkel mbi ta u bejme thirrje instucioneve si me poshte:

1- I bej thirrje investitorit te terhiqen me te mire sa nuk eshte vone se nuk mund te futesh si hajdute ne zonen e trimave te grykes se zese, mos u genje se nuk mund te futesh me si ne vana qe e shkretove ate kanion. Nese tenton te futesh do te paguash dhe damin e paperseritshem qe na ke shkaktuar ne kete kanione.

2- I bej thirrje kryeministrit Edi Rama anullo menjeher lejen, mblidhe keshillin e rregullimit te teritorit dhe shfuqizoje ate leje.Nxjerr pergjesit per varsit e tu qe jane perzier ne kete Kazan llumrash ose llumi I tyre do te mbuloj edhe ty.

3- I bej thirrje ministries ,financave dhe ekonomise, te mjedisit, dhe te energjitikes beni transparente emrat e masat qe kini marre per pergjegjesit e vartesve tuaj dhe publikoni listen e emrave te vendorve qe jane perzyer ne kete pune me qellim qe ti lecisim si zone sipas zakoneve te vjetra dhe ti cojme per ndjekje penale per shperdorim detyre dhe shkelje te drejtave te njeriut.

4- U bej thirrje deputetve te zones te kerkojne ne interpelance ne parlamente ministrat pergjegjes dhe pse jo edhe kryeministrin. Te kerkojne te ngrihet nga parlamenti nje komision hetimor per koncesionet e dhena ne zonat e mbrojtura dhe te nxjerrin pergjegjesit ligjore per personat pergjegjes qe kan vepruar ne kundershtim me ligjin.

5- I bej thirrje kryetarit te kontrollit te shtetit te filloj menjeher kontrollin per rastin 5 heceve duke filluar nga viti 2012 e deri ne vitin 2018 dhe te propozoj pergjegjesit.Keto pergjegjesi ti bej transparente ne media.

6- I bej thirrje ministrit te financave dhe ekonomise, te angazhoj menjeher drejtorin e hetimit tatimor dhe drejtorin e parandalimin te pastrimit te parave te hetoj origjinen e te ardhurave per financim te subjetit qe kerkon te ndertoj hecet ne zonen e cilesuar me larte.

7- I bej thirrje prokurorise se Kukesit te filloj hetimin me inisjativ per veprat penale te shperdorimit te detyres parashikuar ne nenin 248 per personat qe kan vepruar ne kundershtim me ligjin per dhenien me koncesion dhe lejeve per 5 hecet e planifikuar ne zonen e mbrojtur korab koretik qe perfshin fshatrat e zones Novosej, Kollovoz, Shtreze, Turaj ,Xhafere , Topojane e Breki . Te filloj ceshtjen penale ndaj personave qe kan per detyre te nderpresin gjendjen e paligjeshmerise parashikuar ne nenin 251 te Kodit Penal si dhe veprat penale te mbetura ne tentative nga nenet 154,199,200,203,204,205 dhe206 te kodit penal.

1- U bej thirrje te gjithe banorve te zones pas protestes se kukesit te vashdojme protestat ne Tirane para kryeministrise dhe nese instutucionet e shtetit nuk marrin masa per nderprerjen e paligjeshmerise dhe anullimin e lejeve ne te vashdojme me protestat tona me mosbindje civile duke zbatuar katalogjet e mosbindjes civile deri sa te nderpriten paligjshmerit e pushtetit.

2- U bej thirrje intelektualve te zones nese nuk nderpritet paligjeshmeria te sensibilizojme opinjonin nderkombetar, dhe konkretishte, perfaqesuesit e BE dhe te OSBE, ambasaden amerikane, dhe komisjonet nderkombetare te ndjekjes se zbatimit te konventave nderkombetare pran organizates se kombeve te bashkuara ,si te konventes Aarhusit, te konventes se cites per mbrojtjen e flores dhe faunes,te konventes per mbrojten ujrave,per mbrojten biodiversisitetit, te konventes per mbrojtjen e drejtave te njeriut e tjere.

3- U bej thirrje banorve te zones mos u percani se mafja do te filloj percarjen me te gjitha mjetet vetem te bashkuar do ta mbrohemi nga paligjshmeria e pushtetarve.

4- U bej thirrje organizatave mjedisore,turistike dhe gjithe shoqerise civile te na mbeshtesin ne veprimtarine protestuese.

5- Falenderoj median per publikimin e protestave dhe u bej thirrje te vashdojne mbeshtetjen dhe u kerkoj gazetarve investigativ te poblikojne cdo dite te palarat e pushtetarve ne lidhje me zonen e mbrojtur korb koretnik.

6- Falenderoj te gjitha rrjetet sociale qe na kan dhene mbeshtetje pa funde per protestat tona.

Duke e mbyllur u bej thirrje pushtetarve large duaret nga ujrat tona