Administratori i Reka Energy, i arrestuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre

Lexuar 1167 here




Rexhep Tarba mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit Elbasan, i cili është dhe administratori i "Reka Energy", është arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Arrestimi është kryer pas hetimit të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për  veprat penale "vjedhje dhe shpërdorim detyre".

"REKA ENERGY" shpk, është shoqëria e licensuar në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et: "Zajë "me fuqi 220 kw; "Turaj" me fuqi 320 kw; "Xhaferaj-Meshteken" me fuqi 3680 kw; "Novosej", me fuqi 220 kw; "Kollovoz", me fuqi 1500 kw, me fuqi totale të instaluar 5940 kw, për një afat 30-vjeçar.

Në Fletoren Zyrtare Nr.149, 08/09/2016, është zbardhur VENDIMI Nr. 120, Datë 21.7.2016, i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), i cili në mbledhjen e tij të datës 21.7.2016, mbasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria Reka Energy sh.p.k., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut për licencimin e kësaj shoqërie në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, konstaton se: Aplikimi i shoqërisë "Reka Energy" sh.p.k., plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në "Rregulloren për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave", miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s Nr. 108, datë 9.9.2008.

kallabak.com