Lumi jonë i sulmuar: Shpërthen mësuesi në pension

Lexuar 2127 here




nga Abedin NOKA
A ka ndonjë që nuk e ka ndëgjuar legjendën për Gjergj Elez Aline e luftën e tij me Balozin e Detit?
Këtë rradhë Bajlozi është shfaqur jo vetëm nga deti, por edhe nga toka.
Në det don të gllaberojë naftën e po përdor lloj-lloj marifete , si me Kalin e Trojes , e po bëhet shumë zhurmë e njëri i bie thumbit e tjetri i bie patkoit.

E Atdheu tkurret, rrudhet, zvogëlohet, shitet e bëhet kockë e lëkurë, ndërsa pushtetarët apo pushtat majmen si oktapodet që përlajnë çdo gjë që u del përpara.
Bajlozi ka sulmuar gjymtyrët, kockë e lëkurë, edhe në drejtim të lumenjve, që nga Osumi, Valbona apo E Bukura e Dheut , në bjeshket karakteristike të Koretnikut e të Korabit, e sidomos në pllajat e rudinat e Shishtavecit, Novosejt, në Zajën e bekuar, në bjeshkët që rrallë kund i gjen dhe në grykën e Zezë me gjithë historinë e saj ku derdhen gjakun me qindra luftëtarë nga e gjithë zona.

Bajlozi don të thajë përrenjte, gurrat, ujvarat e çdo pikë uji , të gllabërojë kanalet ujitëse të livadheve, parcelave të patateve e vijat e kopshteve.
I ka shpallur luftë ujit kristal e balsam të kësaj krahine, i ka shpallur luftë historisë , vlerave, faunes, florës, mështekëzës e dushkut (edhe pse mbrohen me ligj të veçantë), zambakut të bardhë, çdo bime e lule , çdo kafshe të butë apo të egër, çdo shpendi, çdo shpendi e specie apo gjallese.

I ka shpallur luftë turizmit i cili është në hapat e parë, e për ironi organizon kampionatin e skive.
U organizuan disa protesta si në Novosej, tek ura e Topojanit e në Kukës.

Organizimi i tyre lenë për të dëshiruar, si në mënyrën e organizimit ,ashtu edhe në drejtim të pjesëmarrjes dhe të mbështetjes së tyre.
Së pari, njoftimi duhet të bëhet një javë para e të njoftohen në të gjitha mediat lokale e kombëtare
Së dyti, të përcaktohet programi i protestës e synimi i saj se çfare do të arrihet.

Së treti, te mblidhen peticionet sa më parë e të dorëzohen në një ditë të caktuar.
Së katërti, të fillojnë e të mblidhen materiale e të kopsiten mirë për t'u përballur në rrugën ligjore.

Është për t'u përgëzuar fakti i prononcimit të disa intelektualeve si nga Novosej, ashtu edhe nga zona e Topojan BajrakuParë. dhe numri i tyre dita-ditës do të rritet. Është për t'u përgëzuar fshati Brekijë për organizim të përsosur nga ku duhet të marrin shembull fshatrat e tjerë të zonës.
Bajlozi përdor çdo lloj mënyre për të përçarë e për të vënë në gjumë banorët e këtyre zonave.

Kam shkruar se përse nuk reagojnë shishtavecarët . Kohët e fundit si në Shishtavec e Novosej qarkullon një llaf apo thashethemnajë se në Novosej nuk do të ndërtohet Hec. Ky llaf është përhapur si rrufeja e sa njerëzit janë gati të lidhin edhe baste e gjoja uji fillesën e tij ku do të futet në tuba do të jetë poshtë mullirit të Sahitit.

E kush e ka hapur këtë lajm? E kush e beson?
Askush. Edhe sikur të jetë i vërtetë, gjë që nuk e besoj, ne jemi kundër cdo Hec-i në trevën tonë.
Delet duan t'i vënë në vathë, në gjumë letargjik që t'i mposhtin më lehtë, që t'u rrëmbejnë gjithçka, që të mbjellin veç shkatërrim, t'i përçajnë, që të mbjellin errësirë, shkretëtirë e të krijojnë një Sahara të dytë.

Demoni popull i kësaj treve të jetë në këmbë natë e ditë kundër së keqes që i është shfaqur e të gjithë bashkë të mundim këtë të keqe.
Stop HEC-ve! Stop shkatërrimit!