Kupa GURI I MËNGJESIT mbledh skiatorët nga 6 vende të Europës

Lexuar 3484 here




Klubi i skive Shishtaveci në bashkëpunim me Klubin e skive Tërbuni (Pukë), Klubin e skive Dardhë, Klubin e skive Voskopojë, Klubin e Skive AST Elbasan, Klubin e skive Kosova, Klubin e skive Tetova, me datë 16, 17 dhe 18 Mars në Shishtavec, do të organizojë Kampionatin ndërkombëtar të skive KUPA "GURI I MËNGJESIT".
Në këto gara, krahas ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë edhe Ekipe nga Sllovenia, Austria, Serbia, Italia, etj.

Garat që do të zhvillohen:

Dita e I, 16 Mars, ora 10:00 -14:00
• Garë vrapimi me ski 10 km

Dita e II, 17 Mars, ora 10:00 -14:00
• Sllallom special për meshkuj
• Sllallom special për femra

Dita e III, 18 Mars, ora 10:00 -14:00
• Sllallom gjigant për meshkuj
• Sllallom gjigant për femra

18 Mars 2018, ora 18:00 - 21:00
• Ndarja e çmimeve dhe e Kupës "GURI I MËNGJESIT".

kallabak.com