Reka Energy një historik i shkurtër

Lexuar 1236 here




nga Basri Toçilla
Shoqeria "Reka Energy", është regjistruar në vitin 2012, me Administrator në fillim Gëzim Myftari me Adresë Topojan, Kukës.
Në vitin 2015 Administrator i saj bëhet Rexhep Tarba dhe adresa e saj zhvendoset në Tiranë.
Në 25.01.2018, pas arrestimit të Rexhep Tarbes, administrator bëhet Bezhet Ziaj (Ish Drejtor i HEC-ve në Agjensine Kombetare te Burimeve Natyrore).

Nga dita e regjistrimit të kësaj shoqerie deri ne 2016, kur kjo shoqeri ka marre Lejen per ndertimin e hidrocentraleve, nuk është konsumuar asnje veprim juridik aq sa e gjitha ka qene ne heshtje dhe e paditur nga njerezit.

Me Vendimin nr.120, date 21.07.2016, ERE ka licensuar shoqerine "Reka Energy" per ndërtimin e 5 hidrocentraleve në zonën Topojan-Novosej, bazuar edhe mbi një Leje Arkeologjike të firmosur nga Ministrja Mirela Kumbaro që lejonte ndertimin e tyre ne zone.

Mbi keto leje te dhena ne vitin 2016, Keshilli Kombetar i Territorit, ka miratuar Lejen ndertimore per ndertimin e 5 HEC nga Shoqeia "Reka Energy".

E shikova te arsyeshme te sqaroj këto detaje që te mos politizohet problemi, pasi banorët e asaj zone kanë nevojë sot me teper se kurre per mbeshtetjen e te gjithe resurseve dhe potencialeve intelektuale te zones po se po, por edhe me gjere, qofshin keta perfaqesues politike apo te pavarur nga jeta politike.