Njoftim publik

Lexuar 2725 here




Grupi i punës anti-HEC-e i Tiranës, për të përballuar me sukses dhe në vazhdimësi situatën e krijuar, Ju drejtohet komunitetit të fshatrave; Novosej, Turaj, Topojan, Xhaferaj, Brekijë, Kollovoz, Shtrezë, Shishtavec, Nimçë, Lojme, Bele dhe propozon mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Zonës, me qëllim për:

1.Përzgjedhjen dhe votimin e themeluesve të Shoqatës Zonale.

2.Miratimin e emrit të Shoqatës Zonale, emër i cili të mos favorizojë askënd dhe të përfaqësojë gjithëkënd.

3.Shoqata Zonale do të jetë e pëherëhershme dhe do të mbrojë e promovojë vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.

4.Ndërtimin e strategjisë për sanksione që do të merren sipas të drejtës në fuqi dhe të drejtës zakonore ndaj personave të përfshirë në aferën kriminale të HEC-eve, që shkatërron ekosistemin në zonë dhe më keq akoma, u ka hequr të drejtën e sovranitetit të përhershëm mbi burimet natyrore komunitetit të kësaj zone.

Nëpërmjet kësaj thirrje, ftojmë të gjitha fiset e fshatrave të lartpërmendura të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Përgjithshëm Zonal. Mospjesëmarrja në këtë Kuvend e përfaqësuesit të ndonjë fisi, nuk e anullon axhendën emergjente, jetike, të domosdoshme, të qëllimit të mbajtjes së këtij Kuvendi.

Kuvendi do të drejtohet nga Grupi i punës i Tiranës dhe ai Zonal, anëtarët e të cilit do të përfaqësojnë dhe fiset respektive të tyre.

Kuvendi do të mbahet në Tiranë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Për, datën dhe orën e mbajtjes do të ketë një njoftim.