Formulohet Peticioni, nesër afati për dorëzimin e listave

Lexuar 1330 here




Grupi i punës anti-HEC-e i Tiranës, në zbatim të detyrave të marra në takimin me Grupin e punës në Zonë, ka formuluar definitivisht Peticionin që do t'u drejtohet institucioneve me objekt; Anullimin e Projekt-Vendimit Nr.03, datë 02/02/2018 të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin "Ndërtim i Hidrocentraleve Zajë, Turaj, Xhaferaj, Kollovoz, Novosej, në rrjedhën e përroit të Rekës dhe Shishtavecit Bashkia Kukës.

Në Peticion janë evidentuar të gjitha shkeljet flagrante të akteve dhe ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe është argumentuar pse banorët e zonës dhe komuniteti i të shpërngulurve dhe emigrantëve me origjinë nga kjo zonë e kundërshtojnë fuqishëm vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Për t'a fituar kauzën tonë të përbashkët, njoftohen antarët e Grupit të punës në Zonë, kryepleqtë e fshatrave, dhe të gjithë veprimtarët e angazhuar për mbledhjen e firmave të dorëzojnë deri në orën 10:00 datë 09.03.2018 listat me nënshkrimet e banorëve.

Listat me nënshkrimet e banorëve do t'i bashkëngjiten Peticionit të formuluar nga Grupi i punës anti-HEC-e i Tiranës, antarët e të cilit janë pika e kontaktit për dorëzimin e listave.