Ja çfarë pritet të ndodhë në rast se HEC-et marrin rrugën e ndërtimit:

Lexuar 1181 here




nga Kapllan AHMETAJ
1 - Ujërat e përrenjëve do "fshehen", në sisteme kanalizimesh dhe tubash të një dimensioni të madh për t'mos u dukur, duke e zbrazur në veprat e grumbullimit, që me pas do i drejtohen turbinave duke bërë që lumenjtë dhe përrenjtë të thajnë tërësisht shtratin e tyre të dikusmrshëm.

2 - Gurrat dhe krojet e bjeshkëve do mblidhen anë e kënd për të rritur prurjet, sepse nëse nuk do ketë përroi ujë të mjaftueshëm, kosto e mirëmbajtjes dhe e mos funksionimit do jete e madhe, shfrytëzuesit duhet të gjejnë zgjidhje duke ju përveshur burimeve dytësore.

3 - Maksimalizim të thithjes për të rritur presionin, kështu do të zbrazet gjithnje e me shumë shtrati e lumenjëve dhe përrenjëve, duke humbur ajo që në ekologji quhet “lidhja gjatësore e lumenjëve”, e cila shërben si rrugë migrimi për gjallesat që jetojnë në lumë”.

4 - Hecet e tilla të vogëla me derivacion, pra të shpeshtë krijojnë thatësirë të madhë, tek zona jonë eshte diçka e patolerueshme, pasi kalon edhe pikën kritike të shfrytëzimit.
 
5 - Bimësia përreth do të tkurret, duke humbur jo vetëm hijeshinë, por edhe tharjen e vazhdueshme, pra do kemi gjithnjë një "Florë" më të varfër.

6 - Tubizimi i ujit do të thotë nxjerrjen jashtë loje të afro 15 mullinjëve tradicional te stilit antic, jo vetëm humbje në termat ekonomik, por edhe një vrasje e pastër kulturoro-turistike, zhdukjen tërsisht të pak monumenteve të tilla karakteristike dhe të një kategorie të veçantë.

7 - Gjallesat ujore që përgjithësisht kishin habitatin e tyre lumin do të humbasin, duke bërë të kemi akoma edhe një "Faunë" më të varfër, më pak shpend, më pak gjallesa ujore dhe ndoshta asnjë peshk, do zhduket trofta e egër.

8  - Më pak shumllojshmëri shpendësh, nëse nuk do gjejnë ujë, do braktisin foletë e vjetra, do migrojnë për t'mos u kthyer më kurrë, do shtegëtojnë duke na mallkuar, ata do ikin, sepse  natyra eshte e tillë, perzgjedh më të mirin.

9 - Banorët do vuajnë të rezervojnë ujin nga kanalet e tyre vaditëse për ujitjen e kulturave të tyre bujqësore. Së paku janë 15 kanale vaditëse që priten të dalin jashtë funksionit, pra do kemi më pak pridhim bujqësor, nga kjo pritet dhe përgjysmimin dhe ndoshta humbja totale e prodhimit të kulturës karakteristike të zonës, patates. (Kulturë Bujqesore+Uje=Prodhim), më pak shitje, më pak të ardhura për çdo banorë.

10 - Kafshët shtëpiake dhe ato të egra, jo se do të ndalohen të pijnë ujin në lumenjë apo përrenjtë përreth fshatrave, por nuk do të kenë mundësinë për ta gjetur të lirshëm dhe në lëvizje të lirë, natyrale.

11 - Thatësira do rritet pergjatë periudhës së verës siç ka ndodhur dhe ndodhë prej shekujsh, sot klima globale ka ndryashuar për shkak të zgjerimit gjithnjë e më shumë të vrimës së ozonit, siç po provohet edhe me temperaturat ekstreme të verës, të cilat kanë sjëllë thatësira më të mëdhaja në zonë, kjo kërkon rritjen e nevojës për ujë dhe jo uljen e nevojës për ujë, siç ju po veproni me aplikimin e politikave të tilla qeveritare, si pasojë e kësaj  gjithnjë e më shumë burime që thahen, gjithnjë e më pak rezerva ujore.

12 - Më shumë probleme me funksionimin e vetë ekosistemit natyror, çrregullime dhe zbrazje gjallesash!

13 - Asnjë përfitim në çmimin e energjisë, jo më pak ndërprerje energjie, asnjë të punësuar, përveçse rojes, pasi sistemi teknologjik eshte i tillë, pra do të pasurohet dikush por do varfërohen 21 fshatra, do varfërohen me mijëra njerëz, do humbim bukurinë e një pllaje shishtaveci, kodra e male do të ngushtojnë grykën, do shterrojnë.

14 - Do të pasurohet dikush, si lloj krijesash që shfrytëzojnë burimet natyrore, pasurinë e perbashkët publike, natyrën si term pergithësues për përfitime vetjake në shpatulla të 21 fshatrave me njëmijë e një halle.

15 - Do të rritet mundesia për erozione, një përrua i tharë për një periudhë të gjatë kohe do të rrëmbejë toka rreth shtratit sa herë do të ketë reshje dhe përgjatë periudhës së verës.

16 - Temperaturat do të jenë më të larta dhe ajri i oksigjenuar do të jetë gjithnje e me i vogël në propocion me terrenin e thatë dhe shkëmbor.

17 - Pak dhe ndoshta aspak turistë, si pasojë asnjë investim ne turizem në vitet ne vazhdim, çdo investitor i kësaj industrie do ta ketë të vështirë të marrë rriskun për të investuar në këtë fushë.

18 - Njëkohësisht duhet të dijmë se uji i rrjedhshem është tërheqësi më i madh i udhëtarëvë këmbësor që u ngjiten maleve dhe bjeshkëve, është fokusi më i mire per perceptuesit e foto-marrësve. Asnjë ujëvarë nuk do jetësoj lirshëm nga lartësitë, siç deri më tani kemi patur mundësinë ti fotografojmë.

Janë vetëm disa nga plagët që do i shkaktohen natyrës dhe banorëve tanë, prandaj të gjithë duhet të bashkohemi për t'i thënë STOP njëherë e mirë masakrës natyrore ne Krahinën e Topojanit.