Njoftim për ditën e mbajtjes së KPZ, Topojan-Shishtavec

Lexuar 1621 here




Në respektim të Thirrjes Publike të datës 07 Mars 2018, Grupi i punës anti-HEC-e Topojan-Shishtavec, njofton mbajtjen e Kuvendit të Përgjithëshëm të Zonës (KPZ) me këtë rend dite:

1.Përzgjedhjen dhe votimin e themeluesve të Shoqatës Zonale.

2.Miratimin e emrit të Shoqatës Zonale, emër i cili të mos favorizojë askënd dhe të përfaqësojë gjithëkënd.

3.Shoqata Zonale do të jetë e pëherëhershme dhe do të mbrojë e promovojë vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.

4.Ndërtimin e strategjisë për sanksione që do të merren sipas të drejtës në fuqi dhe të drejtës zakonore ndaj personave të përfshirë në aferën kriminale të HEC-eve, që shkatërron ekosistemin në zonë dhe më keq akoma, u ka hequr të drejtën e sovranitetit të përhershëm mbi burimet natyrore komunitetit të kësaj zone.

Nëpërmjet kësaj thirrje, ftojmë të gjitha fiset e fshatrave të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Përgjithshëm Zonal. Mospjesëmarrja në këtë Kuvend e përfaqësuesit të ndonjë fisi, nuk e anullon axhendën emergjente, jetike, të domosdoshme, të qëllimit të mbajtjes së këtij Kuvendi.

Kuvendi do të mbahet me datë 25 Mars 2018, ora 13:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë.

Pjesëmarësit si përfaqësues duhet të kenë me vete dokument identifikimi.

Shënim: Nëse gabimisht ose në mosëmarrëveshje do të vijnë më shumë se një përfaqësues nga i njejti fis, sqarojmë se të drejtë vote do të ketë vetëm njëri prej këtyre.