Shqipëria Tjetër, mesazh për politikën nga Nimça

Lexuar 866 here




1 prilli është një ditë shumë e dashur për një masë dërrmuese politikanësh ndaj u uroj përzemërsisht ta kalojnë sa më mirë në restorantet e hotelet luksoze !!  Përtej akuzave, debateve, përplasjeve të dukshme, 1 prilli është dita që përbashkon mjaft prej tyre pavarësisht flamurëve politikë. Janë të njëjtët që "qajnë" ditë e natë për të pamundurit, për të varfërit, për njerëzit me probleme, por që veshja u kushton sa shtëpia e jo pak shqiptarëve !!

E megjithatë përtej tyre ,përtej politikanëve buka shijon gjithmonë më shumë në një tryezë të varfër, por me kaq shumë zemër e pastërti si ajo e fshatit Nimçë në Kukës ! Respekt për çdo njeri të ndershëm të këtij vendi.

Marin Mema