Panair Kombëtar i librit në Kukës
Lexuar 555 here
Me hapjen e Panairit Kombëtar të librit “Kukës Script” në sheshin e Kullës së Qëndresës, kanë nisur të Shtunën pasdite aktivitet përkujtimore “Eksod '99”.
Në këtë panair, i mundësuar nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Kukës, Z.Bashkim Shehu, marrin pjesë 60 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora.
Është panairi i parë i nivelit kombëtar e më gjerë që organizohet në qytetin e Kukësit, në prag të ditës së përkujtimit të mikpritjes së madhe dhe bujarisë të vëllezërve kosovarë, 16 Prill 1999.
Në hapjen e panairit kryebashkiaku Shehu theksoi:
"Kukësi është urë lidhëse e kombit dhe ne do të punojmë për shkrirjen e kufijve artificialë. Panairi kombëtar i librit synohet të kthehet ndër ngjarjet më të mëdha kulturore të sezonit turistik e jo vetëm, duke sjellë edhe shkrimtarë të shquar, personalitete nga jeta politike dhe kulturore."
Në ditët e panairit do të ketë paraqitje të veçanta për shkrimtarë të afirmuar nga Shqipëria dhe Kosova.
Panairi i organizuar ne bashkëpunim edhe me Shoqatën Kulturore “Durana”, do të jetë i hapur deri më 16 Prill.