Çorbë Gore

Lexuar 4498 here




nga kallabak.com
Përbërësit për 5 persona:
-    300 g të brendshme qengji
-    gjalpë
-    50 g hudhra
-    1 gotë kos ose dhallë
-    2 filxhan kafeje oriz
-    3 lugë supe miell
-    kripë e piper
Gatimi:
1. Lajini dhe pastrojini të brendshmet e qengjit, pritini në kubikë dhe vendosini për t'u zierë.
2. Herë pas here gjatë zierjes, hiqni shkumën që krijohet sipër lëngut.
3. Në një tigan të thellë skuqni miellin me pak gjalpë, sa të marrë pak ngjyrë, shuajeni me lëng nga të brendshmet, e pasi të marrë pak valë shtojani të brendshmeve.
4. Shtoni orizin dhe lëreni të ziejë edhe për 20 minuta.
5. Në fund shtojini hudhrën e prerë hollë, kripë, piper si dhe kosin ose dhallin.
6. Servireni të ngrohtë.