Mrekulli në kërthizë të Gjallicës

Lexuar 2417 here




nga Azem PARLLAKU
Të krijuara në kushte natyrore, nën veprimin e faktorëve me origjinë jo organike, shpellat kanë qenë dhe janë objekte tërheqëse për njerëzit. Fation Plaku, një dashamirës i sporteve ekstreme, e që prej disa vitesh është një eksplorues i natyrës shqiptare, nëpërmjet fotografive e ka bërë të njohur shpellën e Jezinës, për të cilën ka shumë pak informacion.
Banorët e fshatit Bele në afërsi të të cilit ndodhet kjo shpellë disa metra e gjatë, kur pyeten dijnë pothuajse aspak për këtë thesar të natyrës.
Një mrekulli pak e njohur, kjo shpellë e ndodhur në afërsi të fshatit Bele, ofron;
Konfiguracionet e stalaktiteve në tavanin e shpellës, janë të shumëllojta dhe simbolike.
Stalaktiket dhe stalakmiket u drejtohen njëri-tjetrit duke udhëtuar me mijëra vjet.
Çdo milimetër nga këto krijesa të jashtëzakonshme të natyrës, krijohet në 30 mijë vjet.
Shpella e Jezinës me siguri ka një moshë dhjetra milionë vjeçare.
Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 15 gradë celsius dhe gjatë dimrit 12-15 gradë.
Ajo ndodhet në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit.
Për të shkuar aty, rruga kalon përgjatë Kanionit të Vanave, monument natyre me një pamje befasuese e madhështore.
Shpella është edhe “shtëpia” e 4 llojeve të lakuriqëve të errësirës që janë të rrallë në pellgun Ballkanik.
Shtegu për tek shpella është i vështirë dhe i mundimshëm.
Për të arritur atje, duhet të kalosh nga Kroi i Kuq, i cili ka ka nisur të pëlqehet jo vetëm nga banorët e fshatrave përreth, por edhe nga shumë vizitorë nga zona të tjera të vendit.
Kjo edhe për faktin se deri afër tij ka rrugë makine.
Rruga e makinës mundëson drejtimin për ushtrimin e sportit të skive në periudhën e dimrit ku bora fillon herët, që me hyrjen e muajit nëntor.
Shpella kavlera studimore si për speleologët edhe për amatorët e stalagmiteve dhe stalagtiteve.
Ndërkohë dhe Kanioni i Vanave, ndryshe në gjuhën e popullit "Gryka e Vanave" është listuar, si Monument i Natyrës në Shqipëri, i mbrojtur me ligj (Ligji nr.8906, date? 6.6.2002)
Si një nga thesaret e Parkut Natyror Korab-Koritnik, Kanioni i Vanave ofron një pamje befasuese e madhështore.
I thellë dhe i ngushtë, i zënë në fund nga shtrati i lumit Luma, ai ndan shpatet e thikëta të Gjallicës dhe Koretnikut.
Sigurisht që, zhvendosjet tektonike dhe gërryerja në thellësi e lumit, na e kanë falur për t'a shfrytëzuar këtë mrekulli.
Qindra metrat pingule të këtij kanioni, janë kthyer në një destinacion i preferuar për alpinistët vendas dhe të huaj, ndërkohë që rruga Kukës-Shishtavec, e cila kalon përgjatë fundit të tij, krijon mundësinë e shijimit të tjera mrekullive të kësaj zone.
Projektet që, do të synonin eksplorimin e mëtejshëm të shpellës dhe zgjerimin e mjediseve të saj, me siguri do të ofronin supriza, nga ky objekt i rrallë natyror.