Namik Dokle me librin e tij te radhës

Lexuar 956 here




nga KALLABAK.COM
 Del ne qarkullim romani "Vajzat e Mjegulles" i autorit Namik Dokle
"Vajzat e mjegullës" - romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; romanin e dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; romanin e dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe të paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje. Vajzat e mjegullës? A janë edhe ato krijesa të misterit? Ah, jo. Ato i shquajmë qartë edhe tek lodrojnë si mjegull e bardhë nëpër faqet e këtij romani që s'duhet humbur.