LIBRI I RI I NAZIF DOKLES

Lexuar 1080 here




nga KALLABAK.COM
Në kuadrin e 71 vjetorit të lindjes dhe përvjetorit të parë të vdekjes. Mbeshtetur nga projekti: “Merni pjesë nëse doni që zëri i juaj të dëgjohet dhe vota e juaj të numërohet” financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë Tiranë p.t. Prishtinë dhe zbatuar nga Shaqata ALB.AID. Doli nga shtypi (postmortum) libri i Nazif Dokles “Torbeshët e Kukësit” (Mentaliteti, Krijimtaria artistike, Mënyra e jetesës).
Nazif Dokle sistematikishtë dhe si as kush tjetër ka punuar për hulumtimin e jetës dhe të krijimtarisë shpirtërore e materiale të banorëve të Gorës. Në libër janë paraqitur dhe do t`i jepen publikut te gjërë vlera shumëta të kapitalit kulturor të Krahinës etnografike të Gorës (në të dy anët e kufirit), njëkohësishtë do të shmangen nga haresa këto vlera të pa çmueshme etnologjike, folkloristike dhe të dhëna të tjera për krahinën etnografike të Gorës.
Libri është i ndarë në tre pjesë, ai rrok tematikë shumë të gjerë të jetës të banorëve të Gorës.
MENTALTETI: – Gjithësia dhe bota, Zoti, Vdekja, Apokrifët, Besimi, Tabut, Ritualet, Kultet, Shenjat Etnopsiçike, Gjuha e fshehët e grave, Lindjet, Synetit (Rrethprerja). Kalendari Popullor, Ditët e mot motit. (Ditët e shënuar të një viti).
KRIJIMTRIA POPULLORE: - Ornamentika, Krijimtaria folkloriike (Folklor).
MËNYRA E JETESËS: - Vend banimet, Veshjet, Flokët, Shtrojet, Ushqimet, Higjena, Sëmundjet, Organizimi shoqëror, Uji, Urrat, Varrezat, Meraja, Intifaku, Jeta ekonomike, Njëisit e matjes.