Apeli i intelektualit Jonuz Kola

Lexuar 1659 here




nga KALLABAK.COM
Këto ditë doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri "Viktimat e Minave dhe Municioneve në Shqipëri" me autor Jonuz Kola, drejtues i shoqates Alb-Aid.
Bashkëpatrioti, intelektuali të cilit veprimtaria i ka duk, Jonuz Kola edhe njëherë tregon se është ndër të paktët individë kërkues dhe të angazhuar për interesin e publikut.
Kësaj here qasja e tij, përbën një studim shumvjeçar të situatës së viktimave të minave dhe municioneve në të gjithë rrethet e vendit dhe paraqet jo thjeshtë gjendjen aktuale të kësaj shtrese në nevojë, por jep edhe rekomandimet e nevojshme për strukturat e shtetit për mbështetje si dhe per një sensibilizim të komunitetit në këtë aspekt.