Gjerdan me këngë Gorane

Lexuar 1634 here




nga Elmaz DOKLE

Doli në qarkullim libri "Kitka Gorske Pesme" (Gjerdan me këngë Gorane) i autorit Sali Bajram Kingji. Ku janë paraqitur 115 këngë popullore burimore të krahinës etnografike të Gorës.

 Autori Sali Kingji, njihet gjersisht si interpretues i këngëve lirike të Gorës, Lumës, Hasit, Malziut, Tropojës etj.

Ai kësaj radhe del para publikut si mbledhës i këngës popullore gorane dhe na dhuron një libër ku paraqet 115 këngë popullore të gjitha të muzikuara nga vetë autori i librit. Kjo është risi krahasuar me botimet e mëparsheme, pasi për herë te parë këngët tona dalin me fjalë dhe melodi.

Kjo është meritë e autorit i cili prej 25 vitesh ka kaluar "Lule më lule duke mbledhur nektarin e krijimtarisë popullore". Materialin e mbledhur e ka paraqitur në një libër, që të mos harohen asnjëherë keto visare të kulturës Gorane.