Albana, vajza nga Novosej 11 trofetë e vendit të parë

Lexuar 2470 here




nga Azem PARLLAKU
Në fakt ndodh që, bashkëmoshatare si ato të Albanës më së shumti kanë dëshirën t'u ngjajnë ikonave të artit, apo personazheve të librave të ilustruar. Por nuk ka ndodhur kështu me 11-vjeçaren nga Novosej, e cila edhe pse në këtë moshë, shfaq talentin drejt sporteve.
  Prirja e Albanës për një sport si judo, tashmë është e dukshme, ndaj dhe mbështetja, që asaj i jepet nga familja, trajnieri, e bashkëmoshataret është një tjetrër arsye, për të besuar në pritshmëritë e kësaj sportiste të vogël, e gjithësesi pasionante.
Sporti të cilin Albana, por edhe motra e saj Gentiana kanë zgjedhur të jenë debutuese, është një sport luftarak, të cilin e praktikojnë diku deri 100 milion njerëz, në më shumë se 200 shtete.
"Judo" është fjalë japoneze,  që ka domethënien "mënyrë e lehtë". Në vitin 1882 studiuesi Xhigoro Kano, krijoi sistem e ri të ushtruarit psikofizik dhe dyluftimit pa armë, në të cilin radhiti teknikat e hedhjeve, mbajtjet e kontrollit, mbajtjet në pozitat e mbytjeve dhe levave të duarve dhe këmbëve. Për të theksuar dallimet në raport me stilet e shkollave të tjera luftarake, Kano shkathtësinë e tij e quajti "Xhudos" që do të thotë rrugë e butë, mënyrë e butë.
Xhigoro Kano, me qëllim e nderoi fjalën "Jitsu" (shkathtësi) me fjalën "Do" (mënyrë, rrugë, parim) në mënyrë që "Xhudo" e të tij të dallojë, jo vetëm për nga qëllimi dhe specifikat e teknikave, por edhe për nga mënyra e të ushtruarit.

Në disa vende xhudon e konsiderojnë art i të luftuarit, teksa diku tjetër sport dhe për disa të tjerë edhe mënyrë e jetesës.
Si sport, xhudo praktikohet nga meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave, madje aplikimi i saj në moshat e reja, ndihmon drejt edukimit.
Si një sport, që të dërgon drejt lojrave olimpike, e si ushtrim nëpërmjet të cilit zhvillohen aftësitë e vetmbrojtjes, menaxhimit të konfliktit, e si një disiplinë e veçantë, xhudo ka motivuar mjaftueshëm individë të investohen për t'u bërë pjesë e klubeve profesioniste të këtij sporti.

Albana aktualisht performon në Klubin Sportiv "Wetteren Serskamp", në Belgjikë dhe ka marrë pjesë në 13 kompeticionet e "Flandren Orientale", ku 11 herë është fituese e medaljes së vendit të parë. Po kështu dhe Gentiana e cila e ndjek pas kampionen edhe ajo ka garuar 3 herë, duke arkivuar 3 medalje të para të "Flandren Orientale".

Fatmiri, babai i dy protagonisteve të çertifikuara për të bërë emër nëpërmjet këtij sporti, tregon se: "Duke kujtuar pasionin tim që i vogël për sportin, e duke mos patur mundësinë e ushtrimit të tij, kam vendosur të bëj maksimumin dhe të mbështesë dy vajzat, me dëshirën që, ato një ditë të garojnë në lojrat olimpike".

Dy sportitset profesioniste të moshës së tyre, nuk lënë pas dore shkollën, anipse ushtrohen rregullisht në sportin e notit dhe në artin e të kërcyerit si balerina. Përtej gjithë këtyre, ajo çfarë e bëjnë emocionuese këtë qasje të shkurtër për ndjekësit dhe lexuesit këtu në website, është vlerësimi për dy motrat, dhe dëshira e madhe që, një ditë Albanën dhe Gentianën t'i duartrokasim si meritore të medaljeve të mëdha.