Denisi, shpërthyesi që premton

Lexuar 2002 here




Denis Toçilla është 14-vjeçari i cili me këto vargje të para, frymëzohet të vazhdojë e të shkruajë, me pasionin që së shpejti të ketë një libër me poezi.
Realiteti i gjithë ndjesive të moshë së tij, që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe shpirtin e Denisit, është ai fakt që e motivon për t'a ushqyer çdo varg.
Ndjesitë kanë qenë të ndryshme, teksa ai i hedh në vargje duke tentuar t'i rreshtojë me fantazi.
Si çdo krijues i ri, për më tepër i kësaj moshe, ai i thur vargje, vendlindjes, gjuhës, heroit, nënës, etj, ndërsa premton, se duke mos hequr dorë në të ardhmen t'a demonstrojë fuqishëm talentin e tij, e t'a përsosë dhe t'a bëjë sa më tërheqës çdo vargëzim.

Portali kallabak.com zgjodhi disa poezi të Denisit, për t'ia prezantuar lexuesit, bashkë me urimin e rrugëtimit të mbarë për poetin e ri, i cili sapo është shkëputur nga starti.


ERRËSIRË

Sa shumë kam frikë nga erresira,
e kësaj bote, mbushur me çudira.

Në erresirë mos rri i vetëm o shok,
se ajo është diç e keqe në këtë botë.

Dhe nëse je shumë zemërgurë,
në errësirë mos e bej trimin kurrë.

Nuk e them kot, por e kam provuar,
falë Zotit, tashmë e kam kuptuar.

E them mbasi vetë e di,
bëj kujdes në errësirë dhe ti.

Ma thanë mua dhe unë e zbatova,
çaste trimërie kurrë nuk krijova.

Tani e di mora një mësim,
ndaj dhe këshillohem me Diellin tim.


ËNDËRRA IME

Kam një ëndërr në mendje e mbaj,
do ta realizoj medoemos
andaj,
Tek kjo ëndërr unë kam shpresë,
është pasionante, përditë e pres.

O ëndërr shpresëmbushur,
si realitet.
Lumturomë, si i tillë,
mua përjetë.

I lumtur të jem,
kur ti më shihesh, e të të kem.
Si poet plot zjarr,
çdo çast të jem.

Ti shkruaj me vargje rinisë,
vendit tim Shqipërisë.
Zot, më ushqe pambarim këtë dëshirë,
të jem dhe unë poeti i dlirë.


HAVZI NELA

Në Kukës, në Kollovoz,
ndrit si yll, një burrë serioz.

Demokrat, e poet i zoti,
fatkeq, ashtu ishte e shkruar qëmoti.

E vranë Havziun, pse deshi lirinë,
pse kurrë nuk bëri pakt me marrëzinë.

Havzi Nela ishte poet,
si i tillë nuk pati frikë përjetë.

Thonë ka vdekë, nuk besoj,
jeton ai kështu mendoj.

O trim nga Kukësi, Martir i gjallë,
më i njohuri, Hero i rrallë.


E SHTRENJËTA IME

Nënë e dashur, sa shumë të dua,
sepse Ti më e shtrenjëta më linde mua.

Unë të dua ti përjetë,
sepse Ti më mëson si të sillem në jetë.

Kur më përkunde mua në djep,
mu bë zemra sa një plep.

Kur unë isha i sëmurë,
Ti kurrë nuk fjete gjumë.

Atëherë kur isha mirë,
Ti mbusheshe me gëzim e dëshirë.

Fytyra jote shëndeverë,
si lulet në livadhe që mbajnë erë.

Nje pikë vese si margaritar,
në syrin tënd shkëlqen si ar.


NOVOSEJ


Novosej o fshat i bukur,
Novosej je ti.
Vendi ku unë kam lindur,
më i bukuri në pafundësi.

Novosej në zemrën time,
mbetesh ti gjithmonë.
Nur të rrallë ke,
qënia jote e dëshmon.

Fshat i vjetër dhe i çmuar,
si ti jo nuk ka.
Në mendjen time eshte fiksuar,
Novosej, o vëlla.

Teksa shkruaj dhe mendoj,
diçka unë kuptoj.
Ngaqë je vendlindja ime,
të dashuruari nuk harroj.