Shprehje për Lumin Drin

Lexuar 1227 here




nga Petrit Palushi
Dri e kulm kah t’shkosh.
Thuhet kur gjendja asht e randë, kur punët shkojnë fort keq.

Dri njani, Dri tjetri.
Janë të dy njisoj, i keq njani e i keq tjetri.

Dri njani, kulm tjetri.
Të dy janë njilloj, i keq njani e i keq tjetri.

Dri pa fund.
Thuhet kur  e keqja asht përhapë shumë.

Dri, o Dri!
1. I thuhet dikujt kur ban veprime të pahijshme.
2. I thuhet dikujt si në shenjë përkëdhelije.

Dri, o kulm!
1. I thuhet dikujt kur ban veprime të pahijshme.
2. I thuhet dikujt si në shenjë përkëdhelije.

Drini mjaltë me pru s’mund e ngjyen gishtin (dikush).
Thuhet për dikand që asht fort i pazoti.

Drini nuk asht prrue. (fj.u)

Drini nuk ndalet me fishkëllima. (fj.u)

Drini nuk turbullohet përditë. (fj.u)

Drini po më duket pak!
Përdoret në kuptimin: “E ka gjetë nji e keqe fort e vogël dikand me gjithato paudhësi që ka ba”.

Drini s’ndalet me thupër. (fj.u)

Drini shëndosh!
Përdoret në kuptimin: “Ka ndodhë diçka, ka ndodhë. Nuk kemi çka me ba!”.

Drini tue u shterrë e (dikush) tue u mbytë në të.
Thuhet për dikand që asht fort i pazoti.

Drini tue u shterrë, njerëzit tue u mbytë.(fj.u)

Drini, Drini i ka marrë punët tona!
Përdoret në nji moment dëshpërimi kur punët nuk shkojnë mirë.

Duhet lopa, duhet Drini.
Përdoret në kuptimin: “duhet çdo gja e mirë dhe e keqe”.

Duhet me shkue me kërcye te ura e Drinit!
Përdoret kur krijohet nji situatë fort e randë dhe e vështirë me u kapërcye.

Drinat e marrshin! (mallk.)

(Pjesë nga Fjalori - Shkronja D)