Arsimi në Topojan

Lexuar 1714 here




nga Jonuz KOLA
Rreth viteve 1880-1900 në Topojan Breki – happen dy mejtepe. Në këto Mejtepe mësohej Qelimi Kadimi (libër turk). Në Topojan Mejtepi drejtohej nga Hafiz Sadiku. Pasi mbaroje shkollen te jepej titulli Hafuz Eqelami ( I ditur që ka mbaruar shkollë)
Gjatë luftrave ballkanike Mejtepet Mbyllen. Ne vitin 1932 Mejtepi rihapet me 40 nxënës në shtëpinë e Riza Kadrisë. Mesuesi i fesë shërbente Ramë Beqa nga Novosej.


Nga Klasa e pare deri në klasën e pestë përdoreshin libra të veçantë. Libri i klasës Parë quhej Elif, libri i klasës dytë quhej Elham, libri i klasës tretë quhej Tabane,libri i klasë katërt quhej Kajme, kurse libri i klasës pestë quhej Qelemi Kadim (Kadium)


Në verën e vitit 1936 fshatarët e Topojanit dhe Turajve mblodhën para për të blerë shkollën e cila u ndërtua brenda 2 vjetësh. Në vitin 1937 në vendin e quajtur Rajme në Topojan hapet shkolla shqipe të cilën e ndjekin 80 fëmijë nga Topojani e Brekia. Mësuesi i parë i shkollës ishte zoti Ali Neza-jabanxhi. Pas tre vitesh , Zoti Ali Neza transferohet dhe në vend të tijë emërohet mësuesi Rakip Domi i cili më pas
zëvëndësohet nga Ilmi Hoxha nga Brekia. Duhet theksuar se në një nga dhomat e shkollës flinin edhe 6 xhandarë që shërbenin në zonë.
Në vitin 1938 nga Brekia e Topopojani regjitrohen për herë të parë dhe ndjekin shkollën 12 femra. Gjatë pushtimit Italian, shkolla pajiset me bazë materiale të bollshme.Fillon mësimi i Italishtes dhe organizimi i balilave( organizata fashiste e fëmijëve).Në vitin 1941 mësimi ndërpritet dhe shkolla mbyllet.


Me mbarimin e luftës Nacional çlirimtare fillojnë përpjekjet për fillimin e shkollës. Në vitin 1946 shkollat fillotre hapen në tre fshatra: Topojan, Breki e Turaj.Në fshatin Breki hapet shkolla me mesues Xhafer Dafku ku regjistrohen 48 nxënës . Në fshatin Turaj regjistrohen dhe ndjekin shkollën 24 nxënës me mësues Xhemali Izeti. Kurse në Topojan vazhdon mësimi në ish shkollën e ndërtuar në vitin 1938. Në vitin 1955 në Topojan hapet shkolla 7 vjeçare të cilën e ndjekin 52 nxënës nga Brekia Turaj, Topojani e Kollovozi. Në vitin 1968 me rritjen e numrit të nxënësve hapet shkolla 8 vjeçare edhe në Turaj. Kurse në vitin 1970 shkolla 8 vjeçare hapet në Breki pasi shkolla e Topojanit nuk kishte ambiente për të përballuar numrin e madh të nxënësve.


Në vitin 1983 në Topojan Hapet Shkolla e Mesme Bujqësore e cila më pas kthehet në shkollë të mesme të përgjithshme me rreth 200 nxënës nga Brekia, Topojani, Turaj, Kollovozi e Nimça.

(Autori ka shërbyer si mësues i gjuhës Angleze në shkollën e Mesme Topojan gjatë viteve 1985-1992)