Muharrem Parllaku, fisniku ndryshe

Lexuar 1835 here




nga Abedin NOKA
Kushtuar Muharrem PARLLAKUT



Në ushtri zanatin e infermierit ushtrove,
mes tymit t'barotit si shigjetë shkoje.
N'provokacionet e gushtit histori shkrove,
dekorata t'rrinte n'gjoks si lulegonxhe.


Sa herë veshe bluzën e bardhë,
lehtësove dhembje, shërove plagë.
A e ndal kush erën e Kallabakut?
Aq ndal vrullin e Muharrem Parllakut.


Kudo shkeli këmba jote,
veç buzëqeshje ti dhurove.
Brezni brezash, ti mjekove,
rreze drite ngado lëshoje.


Mysafir ishe në çdo vater,
injeksione bëje ditën e natën.
Hije t'kishte fort humori,
bashkë me t'shoqen, u qeshte vorri.