Ç'thanë të huajt për masakrat serbe në Lumë

Lexuar 2504 here




Gjyshrit e katragjyshrit tanë janë prerë e masakruar barbarisht nga ushtria serbe në tetorin e vitit 1913 e më pas gjatë viteve 1914-1921.
Për 50 vjet me radhë kryengritjet e malësorve të Shqipërise së veriut të vitëve 1913 u la në harresë, u anashkalua Lufta heroike e Lumës dhe e krejt malësisisë së Shqipërisë së veriut, kryengritjet kundër coptimit të Shqipërisë e cila u shkretua disa herë rrjesht nga hordhitë serbe gjatë viteve 1912-1921!

Barbarizmat që nuk u kujtuan kurrë e që nuk u dënuan kurrë. Kryengritje që nuk u përkujtuan kurrë 1913.

Rrethi i Lumës

Jo më pak te tmerrshme janë krimet e kryera në rrethin e Lumës, në veçanti :

Në Shullan, plaçkitja e përgjithshme, djegie. Të gjithë banorë e fshatit janë prerë në fyt, me përjashtim të tre personave të cilët, duke dëgjuar ulërimën dhe ankthin e grave dhe fëmijëve, e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe morën fluturimin në pyll.
Në Ndajeni te dhe Kiushtan (Ploshtan), shtëpitë janë plaçkitur dhe djegur. Ka pasur 13 viktima ndër njerëz.

Në Topojan shtëpitë janë bërë shkrumb e hi dhe popullsia e mbi 500 shpirtrave janë shfarosur.

Në Çerem , çdo gjë është plaçkitur. Janë grabitur mbi 350 kafshë. Ka pasur 23 viktima, mes të cilëve ishin edhe shtatë udhëheqësit fetarë .
Në Krushevë me urdhër të Loglop-it , sekretar i Qeverisë Serbe në Prizren , familja e Haxhi Ibrahimit, e përbërë nga tetë anëtarë, midis të cilëve tre gra dhe një fëmijë një- vjeçare , dy vajzat katër - vjeçare dhe një vajzë gjashtë - vjeçare , u vranë me gjakftohtësi nga soldateska .
Në Bushtricë dhe Bilush, kthyer në gërmadhë dhe djegur çdo gjë. Popullsia, pavarësisht nga gjinia dhe mosha , janë shkuar në shpatë ose janë djegur të gjallë . Kafshët e kapura duke kullotur janë grabitur pas masakrimit të barinjëve.

Në Caja dhe Matranxh , plaçkitje e pergjithshme. Janë grabitur rreth 600 kafshë.
Në Vasaje, Palush , Gjabre dhe (Durre), plaçkitje e përgjithshme, të gjitha materialet objektet që kanë ndonjë vlerë janë vjedhur. Janë grabitur mbi 800 kafshë.

Në Gjanaj, Lusën, Kalis dhe Vilë, përveç grabitjes, janë djegur 71 shtëpi, janë vrarë 123 njerëz,– pa dallim, burra, gra e fëmijë. Janë grabitur 2121 kafshë.

Në Ujmisht janë plaçkitur dhe djegur 21 shtëpi. Janë shënuar 15 viktima, mes të cilëve një grua, një fëmijë tre -muajsh, një djalë i vogël katër vjeç, një pesë vjeç, dhe dy nga tetë vjeçe. Janë grabitur 480 kafshë.

Në Xhaferraj, Brekijë, Nimçë, Lojme e Përbreg të gjitha shtëpitë janë rrafshuar me tokën. Popullsia e rrethuar nga serbët ëshë masakruar pa mëshirë. Shumë prej tyre janë varur në degët e pemëve, shumicës së tyre u është prerë fyti. Disa janë hedhur në flakë, kurse të tjerët kanë vuajtur torturat më çnjerëzore para se të jepnin shpirtë.

Vetëm në Brekijë, një fshat i madh me mbi 150 shtëpi, ka pasur mbi 1300 viktima - burra, gra dhe fëmijë.
Në Përbreg, numri i viktimave i tejkalon 400 personat.

Nga e gjithë popullsia e këtyre pesë fshatrave vetëm dy banorë të fshatit Xhaferraj dhe pesë banorë nga Nimça arritën të shpëtonin nga asgjësimi.

Skena të tjera të egërsisë dhe kasaphanës kanë ndodhur në Surroj, ku 130 shtëpi janë djegur, 55 burra dhe 2 gra janë vrarë.
Bardhoc dhe Novosej: këto dy fshatra janë djegur dhe rrafshuar. Popullsia kishte ikur në male, me përjashtim të gruas e Islam Hoxhes dhe katër fëmijët e saj të vegjël dhe familjes së Ramadan Jusufit, të cilet u dogjën të gjallë. Të 1620 kafshët e kapur në kullotë, ndër të cilat 320 të trasha u grabitën.

Në Sula e Fushëre dhe Arrëza, janë djegur 34 shtëpi. Ka pasur 11 viktima dhe të gjitha kafshët, 610 copë janë grabitur
[From the daily newspaper Corriere delle Puglie, Bari, XXVI, 354, of 21 December 1913, reprinted in: M. D. Skopansky Les atrocités serbes d'après les témoignages américains, anglais, français, italiens, russes, serbes, suisses, etc. etc. (Lausanne: Librairie Centrale des Nationalités 1919), p. 148-161.

Translated from the French to English by Robert Elsie.]
Marre nga gazeta Ditor Kurier de la Pulia, Bari XXVI, 354, 21 Dhjetoe 1913, e riprodhuar ne Luasane . M. D. Skopansky Mizoritë Serbe ..... Libraria Qendrore e Kombësive 1919).

[botuar në: Albanica Ekskluzive: revistë mujore për dije e kulturë, Prishtinë, 73-74, tetor/nëntor 2007, f. 17-20.]
Perktheyr nga Frengjishtja ne Shqip nga Z. Rober Elsie.
Perkthyer nga Anglishtja në Shqip nga Jonuz Kola
Përmasat e masakrave serbe.

Përmasat e masakrave serbe Leon Freundlich i ka përmbledhur në një libër me titull “Albaniens Golgotha 1913 „ “Golgota Shqiptare 1913“. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, “Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha” i botuar në dhjetor 1913, shpalosen me detaje masakrat serbe të kryera në Dibër dhe në Lumë, pas „amnistisë“ së proklamuar nga Beogradi.
Ky raport, ëshët botuar edhe në gazetën e përditshme “Corriere delle Puglie”, Bari, XXVI, 354, të datës 21 dhjetor 1913.
Dokumenti: Barbarizmat serbe në Dibër, në Dibër të Poshtme dhe në Lumë, të botuar në “Kalendari Kombiar“ 1914.
Dokumenti: Barbarizmat serbe në rrethin e Lumës, publikuar nga Sotir Koleja, më 23 dhjetor 1913. Ky dokument ruhet në arkivin e Kukësit: Lexo: Faqja e parë – faqja e dytë.

Në materialin e titulluar „Barbarizmat serbe“ më 23 dimenuer (dhjetor) 1913, Sotir Koleja shkruan: ”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punoj ushtrj’ e Serbisë në rrethet’ të Dibrës, të Dibrës së poshtme dhe të Lumës në Shqipërinë e veriut, pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti (publikoj) amnestijen guverna e Serbisë. Nga këto që u panë dhe u shenuan, thotë z.Koleja – mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan, as s´i mban goja për me i tregue“.

Përktheu: Jonuz KOLA