Tik-taku i moçëm në Borje

Lexuar 938 here




nga Namik DOKLE
Është ora e xhamisë së fshatit tim, Borje-Kukës. Thuhet se ka më shumë se 120 vjet që i është bërë dhuratë xhamisë së fshatit nga një emigrant të ardhur nga Stambolli. Tani së voni e kam marrë vesh që ai ka qenë vëllai i gjyshes time, i quajtur Milaim.

Edhe kjo orë ka patur peripecitë e veta. Kur u mbyll xhamia, e më vonë edhe u prish, ora qëndroi për një kohë në klubin e kooperativës, deri sa erdhi dita ta konsideronin " grumbull hekurishtesh". Këto "hekurishte" i mori në shtëpi xhaxhai im Sejdi Dokle.

Kur u ndërtua xhamia e re e fshatit, dy stërnipa të atij që e solli orën nga Stambolli, Sabahudin Dokle, ing druri dhe Ramadan Dokle, zanatli duarartë, e risollën orën në pamjen e saj origjinale të para 120 vjetve.