FAMA E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT

Lexuar 2671 here




nga Ilir SECI
Me 17 Janar te vitit 1468, plot 549 vjet me pare, vdiq ne Lezhe, Heroi yne Kombetar GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU, (6 Maj 1405 – 17 Janar 1468). Pa diskutim figura me e madhe e Kombit tonë, fama dhe lavdia e te cilit kanë kapercyer shekujt.

Sot ne kete pervjetor te vdekjes se tij duhet te rikujtohet jehona qe pati qendresa e tij e lavdishme, fama qe gezoi emri i tij ne mbarë boten, famë që gjeti pasqyrim gjerësisht ne gjithe kulturen boterore.Kjo gjë deshmohet nga fakti se jane mbi 1500 vepra te ndryshme, te realizuara per Skenderbeun, anembane botes si, libra, vepra muzikore, skulptura apo piktura...Te gjitha keto për Gjergj Kastriotin, figuren me te cilen ne shqiptaret me te drejte duhet te krenohemi!

Per Skenderbeun jane shkruar libra ne te gjithe skajet e botes... Që nga Evropa, Amerika dhe Azia e largët! Ne Evrope jane sa e sa autore qe e kane trajtuar figuren e tij, duke filluar nga vepra monumentale qe shkroi bashkekohesi dhe bashkekombasi i Skenderbeut, Marin Barleti.

Shume nga veprat per Heroin tone jane shkruar ne kohen kur osmanet ishin ne dyert e Vjenes, gjatë rrethimeve qe ju bene ketij qyteti nga otomanet dhe neper Europe pati nje ri-vleresim te figures se Skenderbeut si simbol i qendreses anti-osmane. Figura e tij u risoll ne kujtese per te frymezuar qendresen europiane perballe hordhive osmane.

Nga te paret autore qe kane shkruar per Heroin tonë Kombëtar, spikat spanjolli Luis Vélez de Guevara, me vepren tri-vëllimëshe : "Jeniçeri i Shqiperise,("El jenízaro de Albania"), "Princi Skenderbe",("El principe Escanderbey") dhe "Princi Skllav",("El principe esclavo"), shkruar mes viteve 1608 deri me 1629... Per te vazhduar me tej me italianin Giammaria Biemmi qe ne vitin 1742 shkroi : "Historia e Gjergj Kastriotit Skender-Beut",("Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbeg-Begh").

Jane disa vepra te shkruara nga autoret angleze si, William Havard me : "Skenderbeu, Nje Tragjedi",("Scanderbeg, A Tragedy shkruar ne vitin 1733, autori George Lillo me : "Heroi Krisitian",("The Christian Hero", shkruar ne vitin 1735 apo autori tjeter Thomas Whincop me : "Skenderbeu, ose Dashuria dhe Liria",("Scanderbeg, Or, Love and Liberty (1747)... Historiani i madh anglez i shekullit te 18-të, Edward Gibbon, kur flet per  Skënderbeun, shkruan me vleresim të lartë dhe me tone panegjirike. Pa folur ketu mbi portretizimin poetik qe i ka bërë Bajroni figures se Skenderbeut te vepra "Udhetimet e Çajld Haroldit", (1812-1819), vargje qe jane te mirenjohura, ku Bajroni plot admirim i thur për Skënderbeun dhe kombin e tij luftëtar.

Poeti francez i shekullit te 16-të, Pierre de Ronsard, ka shkruar nje poemë per Skenderbeun, ndersa nga autori tjeter francez Paul Ulrich Dubuisson kemi Tragjedinë "Skenderbeu",("Tragedy" - "Scanderbeg"), shkruar ne vitin 1786.
Per heroin tone kombetar, ne vitin 1756, autori kroat Andrija Ka?i? Mioši?, ka shkruar vepren "Skenderbeg".
Per Skenderbeun, në vitin 1718, ka kompozuar nje opera, mjeshtri i madh italian, Antonio Vivaldi, te titulluar : "Scanderbeg", libretin e kesaj opere e ka shkruar autori Antonio Salvi. Një tjetër opera e titulluar "Scanderberg" eshte kompozuar nga kompozitori francez i shekullit të 18-të, François Franoeur, opera qe per here te parë ishte vene ne skene ne vitin 1735. Në vitin 1855, Camille Paganel, shkroi "Historia e Skenderbeut",("Histoire de Scanderbeg").

Ne Romë ende sot e kesaj dite mban emrin e Skenderbeut pallati ku ndejti Heroi yne Kombetar gjatë vizitave në Vatikan,(1466-1467), quhet "Pallati Skenderbeu", ("Palazzo Skënderbeg"), dhe gjindet në Piacën Skenderbeu,("Piazza Skënderbeg"), midis Fontanës së Trevit dhe Pallatin Quirinal. Në Romë, në Piacën Shqiperia, gjindet një statujë e ngritur ne nderim te Gjergj Kastriotit, realizuar nga mjeshtri fiorentin, skulptori Romano Romanelli.
Nje ese nga poeti dhe kompozitori ukrahinas Sydir Vorobkevych titullohet "Shpata e Skenderbeut",("Sablya Skanderbeg"), shkruar ne vitin 1861.
Ne Amerike eshte me famë poema "Scanderbeg" shkruar nga autori amerikan, Henry Wadsworth Longfellow,(1807–1882).
Fama e Gjergj Kastriotit pati mberritur deri në Azi ku kemi nje veper te poetit kombetar te Filipineve, Francisco Balagtas,(Baltazar), te titulluar (Historia e Florantes dhe Lauras ne Mbreterine e Shqiperise", ("The History of Florante and Laura in the Kingdom of Albania"... Poeti Kombetar i Filipineve e ka shkruar kete veper si nje evokim, duke dashur te zgjoje ndjenjen kombetare te filipinasve per tu ngritur ne lufte per pavaresi dhe per kete qellim ne veper u sjell figuren e Skenderbeut si model luftetari per liri.

Jane edhe plot vepra te tjera, te te gjithe zhanreve per te cilat do lipsej kohe per te shkruar... per te shkruar listen e plote te tyre do na duhej nje liber shumefaqesh  vetem per bibliografi.