BETEJA E VRACËS BUZË MUZDAQES KUNDER FORCAVE, TITISTE

Lexuar 2668 here




nga Zudi HAMITI
Fjala “betejë”, disi tingëllon si shumë e madhe, por, për ata të cilët kanë marrë pjesë në atë luftë, dhe për ata të cilët i dëgjojnë ata kur tregojnë për këtë luftë, me të vërtetë kjo ka qenë një betejë e vërtetë dhe me plot të drejtë e me vend është emërtuar “BETEJA E MUZDAQES”.

Pas një dite të tërë lufte, para se të bjerë terri i mbrëmjes, ata ushtarë që i shpëtuan rrebeshit të plumbave, ikin drejt andej nga ardhën. Prej Qëndresës deri në këtë kohë asnjëri nuk është vrarë e as plagosur. “Kemi kontaktuar me zë njëri me tjetrin dhe me Hamzin, se si qëndron puna me municion luftarak (me fishekë)? Përgjigjja e secilit ka qenë që shumë pak fishekë u kishin mbetur. Atëherë, Hamzi dhe të gjithë kemi vendosur që të furnizohermi me material luftarak të mbetur nga ushtrët e vrarë të Jugosllavisë, të cilët në dëborë duken si duajt e thëkërit në arën e posa korrur”.

“Ndërkohë, Hamzi bashkë me Elmazin dhe Ramadan Bresën, kanë filluar për të shikuar e kërkuar municion (fishekë), të cilët i shpenzuan shumë. Një ushtar i plagosur rëndë fshihet në një vend (dëllinjë), i cili ndoshta i dëgjonte edhe bisedat e nacionalistëve” – kujton Emra.

“Kur, Hamzi, Elmazi dhe Ramadani të tre së bashku i janë afruar të plagosurit ai në befasi tinës qëllon vetëm një herë, duke e goditur Hamzin për vdekje. Elmazi me një shpejtësi të madhe, me nagantë e vret të plagosurin për vdëkje. Kur kthehet nga Hamzi vëren që ai tashmë ishte shtrirë i vdekur në dëborë. Tani, të pikëlluar me keqardhje të madhe, tëgjithë (vëllai, i biri, shokët e ngushtë) dhe luftëtarët e bashkëluftëtarët trima u mblodhëm dhe e varrosëm Hamzin, sipas mundësisë që kishim duke thënë të gjithë në zë: Rroft Shqipnia Etnikë!

Pas varrimit të Hamzit dhe pas nisjes së çetave naçionaliste, prapë për në Lumë, menjëherë pas një vinë forca të tjera partizane maqedonase prej Gostivarit. Me kontrollimin që i bëjnë vendit egjejnë edhe varrin e Hamzit, ku na trupi i tij pa jetë ia presin kokën, duke e marrë e duke e ekspozuar para popullit ditën e pazarit në Gostivar. E kështu, armiqtë sllavomaqedonas, kësaj beteje, aktit trimëror të Qëndresës dhe udhëheqësit të tyre Hamz Rexhep Bilalit! me të vërtetë, i dhanë përmasat e një legjende, sepse pikërisht një kështu ua patën bërë armiqtë turq, njëqind e njëzet e katër (124) vjetë më parë Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe Mahmut Dac Kalisit në Lumë, që për të bindur Sulltanin, kokat e tyre i dërguan në Stamboll.

Kështu faktikisht, si dhe shumë martirë të tjerë edhe ky martir, sot është VARRHUMBUR.

Kjo betejë është zhvilluar në Vracë mbi fshatin Llomnicë të komunës Vrapçisht – Gostivar.

Pjesëmarrësit në Betejën e Vracës:

1. Komandant Hamez Rexhepi

2. Musli Hasa

3. Bajram Doberdolli

4. Hazir Ternova

5. Izmit Raveni

6. Zylbehar Derveni

7. Xhel  Kalishti

8. Dostan Rexhepi

9. Neshat Bilali

10. Ramadan Tasimi

11. Elmaz Çejku

12. Avdi Rakipi

13. Sule Asllani

14. Emer Kolgjini