E folmja jonë, si veshje e mendimit

Lexuar 4404 here




nga Luan SINAMATI
Gjuha njerëzorë lindi ne stade te caktume te zhvillimit njerzor madje ajo edhe sot ndjek atë zhvillim dhe ndryshim bashke me atë qe e mendon, pra njeriun. Dihet mendimi përgjithshëm se gjuha është veshje e mendimit, pra lindi krahas mendimit për ta materializuar dhe shprehur atë. Ne teoritë e sotme pak gjuhetare shqiptare dine te thuhet për gjuhe se; Gjuha është shprehëse e kulturës apo artit te ndërgjegjes dhe jo vetëm zë qe materializon mendimin. Kjo është aq e vërtete sa, po te thuash ‘kozmos’ kuptohet qe s’po thu asgjë për diçka konkrete e te prekeshe po nuk u shpjegua me nje grup fjalësh te tjera. Atëherë ne do vërejmë se për te kuptuar nuk mjafton vetëm një fjale por shpesh duhet një bashkësi fjalësh.

Nga dialekti Gege i shqipes, te përsosur ne atë mënyre ne mijëravjeçarë, vërehet se;
Ne gjuhen letrare,  Paskajorja gege u hoq si pengese e motivimit te folmen toske. Ato (gjahtarë) apo gjuhetare as nuk e dinin se paskajorja shpreh mendimin apo gjendjen e personit folës ne infinit. INFINITI, pafundësia, as fillimi as fundi, përjetësia, mbështjell gjendje, botëkuptim, këndvështrim, menyren e jetës se nje grupi, komunitetit me te madh shqipfolës.
 Nuk është njësoj ta mendosh e te thuash /; me shku( geg) ne shtepi duhen dy ore apo/;  per te shkuar ne shtëpi duhen dy ore(tosk).

Pse? Sepse Pjesorja toske, (për te shkuar…..ne shtëpi)  ka kuptim KUSHTEZUES, te pjesshëm, kufizues, individual, koherent, dyshues,
ndërkohe qe;

Paskajorja (me shku ….ne shtepi) ka kuptim te pafundmë dhe fundor, lëvizja e personit fillon me atë por nuk I takon atij ndalesa, është një mendim apo veprim qe kupton vazhdimësi, fat, kohen e pakohe, pranimin e fatit bashke me mosdijen e tij.
Jo me kot me mijëra vjet bota shqiptare  e krishtene  gjeti veten ne ketë dialekt. Jo me kot bashke me besimin ne institucionin fetar Geget ruajtën te paprekur deri dhe sot besimet ne shenjtërinë e jetëve te tyre, tokave, bjeshkëve, zanave etj. Kjo si një mundësi për ta kapluar boten  e tyre ne te gjithë dimensionet, edhe ne dimensionin INFINIT. Infiniti është pjese e Gegeve, lindin dhe vdesin me te. Infiniti është Zoti. ZOTI bashke me institucionet; zakonet dhe mënyrën e te menduarit  te tyren.

E kështu, nuk ishte aq i lehte dhe pa pasoja ndryshimi një te jetuari dhe menduari mijëravjeçar. Geget e pranuan gjuhen letrare bashke me anomalitë qe kishte për ta. Ata e pranuan ne emër te Infinitit, qe do te thotë ne emër te dickaje qe nuk vdes por riciklohet shkon e vjen ne te mire te jetës se përkohshme dhe përjetësisë. Por nuk ndodhi ashtu. Ata me pranimin e gjuhës letrare vendosen vetizolimin mendor. Mijëvjeçaret ne gjuhe nuk mund te rrokullisen si u be me kundërvënien njerëzorë ne dhjetëvjeçaret e fundit.
Një Toskë e ka shume te vështire apo te pamundur ta mbaroje një fjali deri ne fund ne normat e dialektit Gege.

Një Gege e ka me te lehte por jo te pamundur te flasë ne Toskërisht. Kjo ndodh, jo sepse gegenishtja është e vështire, përkundrazi. Por sepse Toskëve nuk u ka munguar gjuha shqipe ndërsa Gegeve po; u ka munguar mënyra e te shprehurit te mendimit, FJALA gege.
A nuk keni vërejtur se Geget janë me pak te ftuar ne emisionet sociale, artistike, me pak te frustuar ne politike, me te papelqyer ne debate, qe prishin ritmin e emisionit apo koherencën dhe zhdërvjelltësinë? Kjo sepse geget e kane gati te pamundur TE MENDOJNE NE GJUHEN LETRARE. Emisionet televizive ziejnë nga kronikat e zeza gege apo këndvështrimet toske roze. Kjo, jo sepse geget janë me shpellare por sepse ka me shume se 50 vjet (dy breza) qe atyre u diktohet gjuha letrare toske e paketuar si gjuhe letrare.

Te mendosh ne gjuhen letrare do te thotë te mendosh toskërisht, pa INFINIT. Me te lehte geget dhe toskët munden te mendojnë ne anglisht apo italisht si emigrante se sa ne dialektin e bashkekombasit. Ne rrugën e zgjedhjes se fjalës; /për ta shpene apo me e çu/ del fjala /për ta shpuar/, thotë humoristi.
 
Një ndihmese sa për /te mos vdeke krejt/ gegenishte e fuqizoi përballja me dialektet dhe hapja e kufijve me Kosovën. Te folmet e Kosovës nuk kane nevoje te ndjekin ferrin qe provoj dialekti gege i Shqipërisë se veriut. Shqipfolësit e Kosovës nuk kane nevoje te tredhin mendimin e tyre duke menduar gegenishten e tyne dhe ato mendimet ti shprehe gjysmake e me i lidhe me pantallonat e shkurtna te toskërishtes. Ne Kosove po kryhet kjo ne mënyre racionale, ma amel, duke pasuruar shqipen e bere atë me melodike.
Shqipja letrare është e thate e, seç i rrotullohet vazhdimisht një shkronjë gati fundore, (R)-ja, e tingelluar greke dhe e zëne vend fatkeqësisht thelle ne toskërishte.
Venes duhet (ti) themi Vere (pije alkolike).
Zotnise duhet me i thane Zoteri
Gjinokaster- gjirokaster
Dreçen – dreçer.
Rrenës – gënjeshtër
E te tjera pa fund.

(Q) ja është e padallueshme për geget me (Ç) ne. Pse mos te përdoret njëra shkronje kur shumica e popullsisë nuk e njeh dhe përdore?
Këto janë disa mendime qe ka vite qe sillen neper men. Duke e mbyllur dhe lenë ta mendoje secili sipas mide se tij i ftoj ata te ruajnë gjuhen ashtu si ajo është pasi ajo, si dhe lumi Drin e gjen vete rrugën për tu njësuar dhe bashkuar me familjen e madhe Europiane. S’di pse ne gjuhe letrare shkruhet (EVRO-PIANE) Kuptohet se këtu nuk do flasim secili sipas fshatit te tij, por pa turp, e rëndësishme është qe njeriu te shprehet sipas dialektit qe i mëson tata apo nana.
Për ndryshe: “ Ju kapi për zhelesh!”

Eh shkodranishtja! Qe propozuar te behej gjuhe kombëtare por politika toske e 74-es nuk la. Do ishim një popull me i gëzuar, artdashës, me kulture. Shkodranishtja eshtë një gegenishte qe “nuk ja nine” për dialektet e krejt katuneve (fshatrave), shqiptare te marra se bashku. As e turpshme e as mendjemadhe. E lire!