Fshati Turaj

Lexuar 3873 here




nga Kapllan Ahmetaj
Turaj, sipas gojdhënave shumë vjet më përpara duhet të ketë qenë i banuar, por për arësyeje klimatike dhe duke qenë një vend i zhveshur duhet të jetë braktisur. Fisi i parë që mendohet të ketë dimëruar si fillim është fisi Sulollar jo më shume se 70 vitesh dhe më pas fise të tjera të cilat edhe ato dilnin për verim në stane deri sa u stabilizuan, duke ngritur shtëpi banimi të përhershme edhe në periudha dimri, keshtu formuan fshatin e ri Turaj.Rreth prjardhjes së emrit ekziston dhe një legjendë: Në kohët e vjetra kur ky vend banohej vetëm në verë me stane nga banorë më të hershëm, për vetë kushtet e papërshtatshme klimaterike kryesisht mbi lartësine 1600-1800 m mbi nivelin e detit, me reshje dhe erëra të forta nuk ishte e favorshmë për mbjelljen e kulturave bujqësore mbeti fjala “turi,’ turi” me prejardhje sllave “hidh – hidh” është fjala për hedhjen e farës së bimës.