Gruaja në të gjitha frontet

Lexuar 1061 here




Ideja e përgjithshme e kësaj fotoje të realizuar nga Zylfi Tola është: Gruaja në të gjitha frontet e jetës. Me siguri bëhet fjalë për vitin 1986, atëkohë kur gratë kooperativiste punonin njëlloj si burrat.

Në Novosej, ku është shkrepur aparati, ishte koha kur gjithçka ishte e Kooperativës. Ishin tufëzuar bagtitë, bujqësia ishte çështje e të gjithëve, e nuk bëhej fjalë për pronë private.

Janë vitet e mjerimit ekonomik, e kur njerëzit tejngopeshin me propogandën e partisë-shtet, e cila përveçse varfërisë, u kishte faturuar atyre edhe ndëshkimin me burg të mendjes së lirë.

Azem Parllaku