Fshati Brekije

Lexuar 3159 here
Brekije




nga Kapllan Ahmetaj
Fshati Brekijë, ashtu si fshati Topojan më herët banohej nga fise autoktone si: Fisi Vela, Dafku dhe Lecës, që janë dhe fiset më të vjetra të banueshme në këtë vend, deri sa të popullohet me fiset e ardhura nga 5 vëllezërit nga Skeja e Shkodrës. Në këto troje 2 prej tyre u vendosën në Topojan: Hasa dhe Ahmeti dhe tre në Brekijë: çela, Alia dhe Mani bashkë më babën e tyre Skeja. Në fshatin Brekijë banojnë disa fise ndër to: Zyberollët, Manallarët, Aliallarët, çupallarët, Danallarët, Holallarët-Hoxhallarët, Memetallarët, çelallarët si dhe fisi Dafkit. Por si fisi më i vjetër ne Brekijë përmendet fisi i Velës dhe i Lecës që bëjnë pjesë në fisin e Zyberollit dhe fisi i Dafkut, ndërsa fiset e tjera siçe pëmendëm edhe më sipër janë të ardhur nga fshati Shkezë te rrethit të Shkodrës. Thuhet se janë zhdukur si fis Vishallarët si pasojë ë sëmundjeve. dhe është dobësuar Velës. Prej fisit të Aliallarëve u shpërngul nenfisi i Kejallarëve duke u vendosur në Tetovë gjatë viteve të ashtëquajtura të zeza 1913 – 1919. Sipas Gjenologjisë së fisit çela Vëlla me Ahmetin dhe Hasën në Topojan, Alinë dhe Manin në Brekijë del 9 brezash: 1. Cela 2. Islami 3. Mirta 4. Hazizi 5. Lami (Islami) 6. Leza 7. Hazizi 8. Islami 9. Nebia. 10. Lutfia