Novosejasit, tubohen në festën e moçme

Lexuar 3939 here




Kjo festë thuhet se është festë pagane e lidhur me jetën brenda një motmoti. Ndryshe si festë e ripërtëritjes së natyrës, si festë e luleve, si festë e luftimit dhe mallkimit të së keqes, si festë e trembjes së shpirtërave të këqinjë dhe dhimbjeve, si festë që e uron begatinë e verës, sepse gjashtë muaj të verës ishin ata që i ushqenin gjashtë muaj të dimrit. Kjo festë në Novosej, Shishtavec dhe Borje vazhdon të festohet edhe sot e kësaj dite.

Ka mundësi që kjo ditë të ketë qenë fillimi i Vitit të Ri sipas një kalendari të vjetër dhe të ketë pasur një emër tjetër që sot s'e dimë. Ky kalendar, sipas studiusve kishte dhjetë periudha që merreshin dhe si festa mujore: Kreu i Motmotit (Shën Gjergji 6 -8 maj) Veror (9 maj-22 qershor), Korrik(23 qershor- 6 gusht), Djegagur (Muaji që e djeg dhe gurin 7 gusht-20 shtator), Vjeshtë (Vjelshtë)(21 shtator- 4 nëntor), Mesi i Vitit (5,6 nëntor), Dimëror (7 nëntor-21 dhjetor), Brymës (22 dhjetor-4 shkurt), Ngrijës (4 shkurt-21 mars) dhe Pranverë- vera pranë apo pranë verës(22 mars-5 maj).

Sidoqoftë sot në Novosej, Dita e Shëngjergjit ka tubuar në festë banorët vendas dhe shumë vizitorë, kryesisht novosejas të shpërngulur në Tiranë, Kukës, etj.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan disa aktivitete sportive, si garimi i kuajve, mundje, hedhje guri, kërcim së gjati, futboll, etj. Në orët në vazhdim u festua me valle në qendër të fshatit, ndërsa në mbrëmje më herët, u zhvillua eshte rituali i mbledhjes së degëve të mështeknës dhe luleve, veprimtari kjo, në të cilën marrin pjesë më së shumëti vajzat dhe gratë.

kallabak.com


 Fotot nga Adm: Novosej Vendlindja