Fshati Kollovoz

Lexuar 3723 here
Kollovoz




nga Qemal E. Kola
GJEOGRAFIA  Fshati Kollovoz gjendet në verilindje tëqytetit të Kukësit, shtrihet në anën perëndimore të malit të Kollovozit. Ai kufizohet nga lindja me fshatrat Novosej, nga perëndimi me fshatin Topojan dhe Nimçë nga verilindja me fshatin Shtreze dhe nga jugperendimi me fshatrat Oreshkë dhe Cernalevë. Kollovozi - është një fshat i vogël kodrinor - malor me një siperfaqe toke të kufizuar kryesisht në kullota ,toke buke ,pyje (në sasi të konsiderueshme) ujra të cilat fatmiresisht gjenden me shumicë dhe drurë pyjore e frutorë.  Kolovozi përbëhet nga tri lagje të grupuara kryesisht sipas fiseve : Lagjia Katund -ku bashkejetojnë tre fise : Todori ,Biba,Nela Lagjiia Mijon ka dy fise Nela dhe Biba Lagjia Kolaj - banohet vetëm nga fisi kolaj i ndarë ne dy nënlagje Mahalla e Epër dhe Mahalla e Poshtër. Terreni ku shtrihet fshati Kollovoz është malor dhe kodrinor.Në fshatin Kollovoz gjenden një larmi drunjësh pyjor dhe frutor ku me karakteristike janë druri i Ahut ,frashërit,verrit,panjës me pak dushkut dhe shkozës , gjithashtu ka dhe parcela të pyllëzuara me pishë , mështekën, akacie. Ndërsa përsa i përket drurëve frutorë shquhet për qershinë kumbullën ,mollën, dardhën,arrën,lajthinë, ftoin, etj. Në tokën buqësore të këtij fshati prodhohen drithëra buke si thekri, gruri, me pak misri dhe patatja. gjithashtu prodhohet dhe Elbi e tërshëra. Gjithashtu kultivohen dhe zarzavate megjithëse në sasi të vogla (lakër,qepë,hudhër,trangull, spec,domate,etj) 

HISTORIA  Sipas të dhënave dhe informacionave të marra nëpërmjet bisedave me banorë të moshës së thyer të fshatit tonë mendohet që Kollovozi është fshati më i ri i vendosur në këtë zonë Popullimi i fshatit është bërë jo njëherësh nga të gjitha fiset por mendohet se në fillim është vendosur fisi i "Todorit" pastaj i "Boshkut" (Kolaj) më vonë fisi "Biba" Por dhe ky fis ka dy fise "Biba" të ndryshëm nga njëri-tjetri. Nga fisi Todori nuk ka patur një shtim popullsie në përmasat e fiseve të tjera kjo shpjegohet me arsye të ndryshme të lindjeve të kufizuara dhe shtimit të tyre .Ndërsa fiset e tjera kanë patur një zhvillim popullsie normale.
Vendosja e këtyre fiseve mendohet se ka ardhur nga zona te veriut te Shkodrës të cilët ishin larguar kryesisht nga gjakmarrja. Këta fise si fillim kanë qenë të vendosura në dy lagje "Kolaj" dhe "Katund" Me vonë një pjesë fisit "Nelaj" dhe "Biba" u vendosën në Mijon pasi si fillim aty banonin me stane të cilat me kalimin e kohës i kthyen në shtëpi banimi. Popullsia e kësaj zone në zanafillen e saj është marrë kryesisht me blegtori dhe bujqësi megjithëse në kushte mjaft të vështira për arsye të terrenit të thyer malor pasi të gjitha punët kryheshin me krahë dhe me ndihmën e kafshëve të punës si kuajt dhe qetë e punës .
Ata jetuan aty me krenari dhe ndershmëri në të gjitha regjimet pavarësisht kushteve të vështira të jetesës.Ata kanë çmuar mjaft jetën dhe lirinë duke qenë në radhët e para qëndrestare të luftës me pushtuesit kryesisht ata sllavë.Kollovozi njihet si nje nga fshatrat më antikomunistë duke kulmuar me heroin e demokracisë me përmasa kombëtare intelektualin dhe disidentin e shquar Havzi Nela. 


DEMOGRAFIA  Siç theksuam më sipër në fhatin Kollovoz janë katër fise "Todori" "Nelaj" "Biba" Kolaj"Ka qenë një ndër fshatrat më me pak banorë.Ne kohën e monizmit numëroheshin rreth 170 familje me 800 banorë.(para viteve "90")..Pas viteve 90 si kudo ne Shqipëri edhe fshati yne pësoi lëvizje për në zonat e ulta fushore të Tiranës dhe Durresit kryesisht për një jetesë më të mirë...Një pjesë tjetër morën rrugën e emigracionit dhe si rezultat i kësaj zhvendosje popullsie aktualisht në Kollovoz banojnë farësisht 30 familje me rreth 120 banorë.