Ndërtuesit e Kukësit; Çfarë ndërtuan dhe kush ishin?

Lexuar 1973 here




nga Shaban HASANI
N.SH.N. Ndërmarrja që ndërtoi qytetin e Kukësit, është krijuar në vitin 1955 si Ndërmarrje Lokale Ndërtimi (NLN). Në vitin 1957 emërohët Ndërmarrja Shtetrore e Ndërtimit (NSHN).

Me 25 nëntor 1961 Ndërmarrja Shtetrore e Ndërtimit (NSHN) Kukës kategorizohet Ndërmarrje Kombëtare dhe kalon në vartësi të Ministrisë Ndërtimit.

Nga viti 1962 deri në vitin 1968 në vartësi të saj kaluan edhe Ndërmarrjet e Ndërtimit Peshkopi dhe Bajram-Curri dhe u emëruan Kantjeri Ndërtimit Peshkopi dhe Bajram-Curri.

Në përiudha të ndryshme, Ndërmarrja e Ndërtimit Kukës, ngriti kantjeret e saj edhe jashtë rrethit të Kukësit si në Mjedë, Lezhë, Fier, Rrëshen, etj.

N.Ndërtimit Kukës ju ngarkua detyra e ndërtimit të gjitha llojeve të objekteve dhe strukturave që përfshinte “Qyteti i Ri” Kukës, rrethi i Kukësit dhe më gjërë në vepra të tjera me rendësi kombëtare në rrethe të ndryshme të vendit, si: në ndërtimin e hekurudhave, hidrocentraleve, likujdimin e pasojave nga termetet, etj.

Në vitin 1992, pas 30 vjet aktivitet, me ndryshimin e sitemit, Ndërmarrja u mbyll dhe kaloi në likujdim. Disa nga objektet, poligonët, makineritë dhe pajisjet  e saj u privatizuan, por shumica e tyre u dëmtuan dhe u prishën plotësisht
Gjatë veprimtarisë saj 30 vjeçare Ndërmarrja Ndërtimit Kukës kreu një volum shumë të madh pune në ndërtimin e objekteve të ndryshme sociale, kulturore, ekonomike, industriale, bujqësore dhe ushtarake


Disa statistika

Me 22 korrik 1962 u inagurua fillimi i punës për ndërtimin e qytetit të ri Kukës.

Në qytetin e Kukësit u ndërtuan 7 lagje banimi me banesa 4 deri 5 kate me 3500 apartamente gjithësej

Bashkë me ndërtesat e banimit u ngritën edhe objektet e tjera si; Komiteti Partisë (sot zyrat e gjykatës dhe prokurorisë), Komiteti Ekzekutiv (sot zyrat e bashkisë), godinat e Gjykatës, Prokurorisë, Post-Telegrafes, Bankës Shtetit, Dega e Brendëshme dhe Ushtarake. Kompleksi i Spitaleve, Materniteti, Poliklinika, Qendra Shendetësore. Hotel Tutrizmi i Vjeter (sot Prefektura Kukës) dhe Turizmi i Ri, Kinemaja, Radio Kukësi. Çerdhet dhe kopështët e fëmijve për çdo lagje, 4 Shkolla 8-Vjeçare, 2 Shkolla të Mesme, Konvikti i Shkollave, Shtëpia e Pionierit. Këndi i lojrave për fëmijë, Stadiumi i Lojrave me dorë dhe Stadiumi i Futbollit.

Paralel u ngrit edhe zona industriale e qytetit me godinat përkatëse; Ndërmarrja e Prodhimeve Artizanale, Ndërmarrja e Grumbullim-Përpunimit, Ndërmarrja Ushqimore, Ndërmarrja e Peshkimit, Dega e Farërave dhe e Bujqësisë, Ndërmarrja e Përpunimit të Drurit me repartet e prodhimt të parketit, mobiljeve, lendës sharruar, ofiçinën, Parku i Transportit mallrave i Vjetër dhe i Ri, Ndërmarrja Gjelogjike dhe ofiçina e saj, Ofiçina mekanike, Ndërmarrja e Ndërtimit me repartët e prodhimit të llaçeve dhe betoneve, dyer dritareve, parafabrikateve, hekurit, pllakave, soletave të parapërgatitura, parku i automjeteve dhe ofiçina e saj. Kompleksi ndërmarrjeve Tregtare. Fabrika e bukës dhe Përpunimit Drithit, Frigoriferi me kapacitet 1500kv, Ndërmarrja Mirëmbajtjës Rrugëve dhe repartët e saj, Ndërmarrja e Shërbimeve komunale me repartet e saj. Ndërtesat e banimit të punëtorëve me klubet dhe mensat e tyre.

Krahas me ndërtimin e godinave u kryen edhe punimet për ndërtimin e infastrukturës së qytetit si; rrugët e brendëshme, trotuarët, kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, rrjeti elektrik dhe telefonik, rrjeti ujësjellësit.

Përveç ndërtimeve në qytetin Kukës, Ndërmarrja e Ndërtimit ka kryer punime në të gjitha zonat e Rrethit Kukës. Në krahinen e Hasit; Ndërtimi i qytetit të Krumës me mbi 5000 apartamente banimi me gjithë infrastrukturën e tij dhe objektet administrative, sociale arsimore e ekonomike. U ndërtuan fshatrat e rinjë për banorët që u përmbyten nga Liqeni i Fierzës; Pistë, Shikaj, Dukagjin, Kryemadh, Kalimash, Kolsh, Myç-Mamëz, Gostil. Pobreg, Fajza, Zarishtë, etj. Bashkë me ndërtesat e banimit, në këto fshatra, u ndërtuan edhe një sere objektesh sociale kulturore e arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla, vatra kulture, qendra shëndetësore, furra buke, mensa, rrjet tregtar dhe komunal, etj.
U ndërtuan 65 godina shkollore, vatra kulture, qendra shëndetësore, rrjete shërbimi tregtare dhe komunale në të gjitha qendrat e fshatrave të Rrethit Kukësit përfshirë edhe Hasin.

Nga ndërmarrja e Ndërtimit Kukës u ndërtua Uzina Shkrirjës Bakrit Rexhepaj, Miniera Bakrit Gjegjan, Miniera dhe fabrika e kromit Kalimash, Miniera e Kuarcit Kallabak, Miniera dhe fabrika pasurimit të bakrit Golaj, Miniera e Kromit Nikoliq dhe Vlahën, Minierat e Bakrit Thirrë, Gdheshtë dhe Shëmri. Për këto miniera u ndërtuan godinat dhe repartët e ndryshme të shfrytëzimit dhe prodhimit, repartet ndihmëse ofiçinat, kapanonet dhe sheshet e depozitimit, objektet sociale, garderobat, dhomat e rrezatimit, banjo-lavanderitë, mensat dhe klubet, hotelet e punëtoreve dhe banesa për familjarët, rrugët për në objekte, ujësjellësat e ujit pishëm dhe teknollogjik, linjat elektrike, etj.

Ndërtime të rëndësishme u bënë edhe për sistemin e bujqësisë. Ndërtimi i godinave të administrates për Ndërmarrjet Bujqësore Gostil e Krumë dhe sektorët e tyre, ku përfshihën objektët e administrates, sociale dhe depo magazina, ofiçina, etj. Ndërtimi i komplekseve të Pularive në Gostil e krumë, Komplekset e rritjes Viçave në Gostil, Krumë e Zahrishtë. Depot e depozitimit të drithrave edhe ato të silazhit në fshatrat e bashkuara. Ndërtimi i rezervuarve ujitës në Golaj 1, 2 dhe 3. Letaj, Qarr, Helshan 1 dhe 2, Kosturr, Tregtan 1, 2 dhe 3. Vranisht 1 dhe 2. Fajza, LLakaj, Fush-Dukagjin, Shtanë, Voren, Novosej. Si dhe veprat e marrjës dhe shkarkimit, kanalet e ushqimit, vaditjës dhe shkarkimit tyre.

Në vitin 1975 në Ndërmarrja e Ndërtimit Kukës u ngriten edhe;
 1-Sektori i Prodhimeve të Veçanta, i cili prodhonte të gjithë elementet parafabrikate të bunkerave dhe qendrave të zjarrit që u montuan në Rrethin e Kukësit, Hasit dhe Tropojes. Betoni prodhohej me M-350 kg/cm2, me granil prodhuar nga guri i kuq me M-1200 kg/cm2. Në këtë sektor punohej me 3 turne 24 orë në ditë pa ndërprerje. Ushtrohej kontroll i veçantë në zbatimin e cilësisë dhe standarteve, punimet i mbikqyrnin dhe kontrollonin inxhinierë ndërtimi të emruar nga Ministria e Mbrojtjes.

2- Sektori i Punimeve mbrojtëse që ndërtoi të gjitha vend-strehimet mbrojtëse nëntoksore të qytetit Kukës dhe Krumë, si dhe qytetin nëntoksor të Kukësit me të gjithë infrastrukturën e tijë si; Spitalin me 340 shtretër dhe repartet e tjera të tij, Fabrika e Miellit dhe e Bukës, Shtypshkronja, Radio Kukësi, Ujësjellësi, Dega e Brendëshme, dhe të gjitha Institucionet e tjera Qendrore Drejtuese të Rrethit kukës.

Ndërtimi i Fabrikes së Pasurimit të Kromit Kalimash filloi punimet në vitin 1976 dhe përfundoi në vitin 1980. Për ndërtimin e saj u kryen këto volume kryesore. Gërmime dheu dhe shkembi 77 mijë m3, betonime 3300 m3, mur guri 9300 m3, mur tulle 1700 m3, hekur betoni 3500 ton, konstruksione metalike 300 ton.

Ndërtimi i Ujësjellësit Kolosjan-Kukës filloi punimet në vitin 1983 dhe përfundoi me 16 tetor 1987. Ujësjellësi ishte 16 km i gjatë, kishte një tunel 1200 m të gjatë me përmasa 1.2 m gjërësi dhe 1.8 m lartësi.  Kapaciteti i prujës 80-100 litra/sekond, me tuba çeliku me saldim me diameter 400 mm. U kryen këto volume kryesore. Gërmime dheu dhe shkëmbi 46 mijë m3, betonime 4600 m3, hekur betoni 300 ton, tuba çeliku 200 ton.

Në vitin 1980 Ndërmarrja e Ndërtimit prodhoi 7500 m3 parafabrikate beton- arme, 8230 ml tuba betoni e beton arme me diameter 200 deri 1000 mm, 9980 m2 pllaka për dysheme, 2200 ton gelqere, 26500 m3 gurë, 4 840 000 copë tulla të plota

Në vitin 1986 Ndërmarrja e Ndërtimit Kukës kishte mbi 1200 punonjës, 700 prej tyre specialist e punëtor ndërtimi, dhe 500 specialistë e punëtorë prodhimi e transporti. Me një administratë prej 125 punonjës nga të cilët 26 inxhinier ndërtimi.