Thumbimi i bletës, çfarë nuk keni ditur

Lexuar 505 here




Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën një herë në jetën e tyre. Zakonisht thumbimi nga bleta prodhon një ënjtje të dhimbshme, që kruhet dhe që mund të jetë shqetësuese për disa ditë. Disa njerëz mund të kenë një reagim të rëndë, i cili mund të shkojë nga një ënjtje e dhimbshme e përgjithshme që prekë një gjymtyrë të tërë për një javë ose më shumë, deri në një reagim i cili ndikon në gjithë trupin duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe madje në disa raste edhe deri në vdekje.

Një thumb blete përbëhet nga një gjemb i mprehtë, të cilit i bashkëngjitet një qese helmi. Helmi nga kjo qese do të pompohet në trup për disa minuta pas largimit të bletës. Gjembi nga thumbimi nënkupton se, sikundër përdoret një grep peshku, mund të nxirret edhe jashtë. Përpjekjet për të vepruar kështu, vetëm injektojnë më shumë helm, duke e përkeqësuar reagimin.


Thumbimi

Bletët tërhiqen nga erërat e forta dhe ngjyrat e ndritshme. Ato janë më aktive në ditët e ndritshme me diell. Fëmijët janë veçanërisht të prirë për t’u thumbuar. Një nga vendet më të rrezikshme për t’u thumbuar nga një bletë është në gojë, brenda. Enjtja e gojës mund të bllokojë frymëmarrjen e cila mund të çojë në pasoja fatale. Kjo zakonisht ndodh kur jeni duke pirë diçka në oborr dhe nuk e shihni kur një bletë futet në gotë apo kanaçe dhe vazhdoni ta pini atë normalisht. Kjo mund të ndodh fare thjeshtë nëse jeni duke pirë nga një kanaçe. Gjithmonë përdorni një pipëz nëse jeni duke pirë nga një kanaçe. Për ata që reagojnë keq ndaj thumbimit, është i mundur desensibilizimi ndaj thumbimit të bletës. Shuma të vogla të helmit të pastruar jepen në intervale të rregullta për disa muaj apo vite. Kjo metodë ka 90% shanse për të reduktuar rrezikun e një reagimi fatal për jetën tek njerëzit në rrezik.


Trajtimi dhe parandalimi i thumbimit

Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj një pickimi të bletës është duke e kruajtur për së jashtmi me një lëvizje anësore duke përdorur një objekt të fortë të tillë si tehu i një thike, kartë krediti apo edhe një thua. Akulli duhet aplikuar menjëherë në zonën e pickuar. Nëse personi i thumbuar nga bleta është i njohur për një reagim të keq ndaj thumbimit, duhet të aplikohet një fashë kompresioni në krah ose këmbë dhe i thumbuari duhet që të mos lëvizë. Në këtë rast ndihma mjekësore duhet të kërkohet menjëherë. Një injeksion andrenaline mund të jetë i nevojshëm për të kapërcyer këtë reagim.

kallabak.com