Cërnaleva, përmendur në dokumenta

Lexuar 1827 here




nga Sadik IDRIZI
Cërnaleva përmendet në vitin 1348, në një dokument si "akt dhurimi" midis fshatit  Shishtavec dhe fshatit Oreshkë.

Në regjistrat e viteve 1452-53 përmendet si Cërnaleva me 5 shtëpi.  Në regjistrin e vitit 1530, përmendet si Çirnaliva me 12 shtëpi dhe 2 beqarë. (Çirnaliva K.Gora N.Hasha  Arnavud kz, Prizrin TD 167/397).

Sipas Jastrebovit, Cërnaleva në vitin 1865 ka patur 38 shtëpi. 
Në vitin 1923 së bashku me tetë fshtra tjerë të Gorës i'u bashkua Shqipërisë.

Në vitin 1997 Cërnaleva  ka patur 144 shtëpi dhe 647 banorë, ndërsa në vitin 2002 ka patur 112 shtëpi e 525 banorë. Numri i banorëve është në rënie të vazhdueshme, besohet se është përgjysmuar.

Fiset: Hoda (ndoshta Odvci) Hajdari, Islami, Memishi, Dauti, Durmishi, Hyseni (Huseni) Xhaferi, Duro, Fejza, Toshi (të shpërngulur nga Nimça).