Topojan, nxënësit sfidë shtetit

Lexuar 2385 here




Shumë segmente rrugore të qarkut të Kukësit janë në gjendje të rënduar infrastrukturore, duke sjellë probleme në qarkullimin e banorëve por edhe automjeteve të tyre.

Përballë një fakti të tillë, gjenden edhe banorët e zonës së Topojanit, të cilët janë detyruar që t’i futen punës për rikonstruksionin e rrugës.

Siç duket dhe në këto foto, nxënësit, mësuesit dhe drejtori i shkollës kanë marrë sasi të konsiderueshme gurësh, për ta shtruar trasenë e rrugës.

Ky segment rrugor lidh fshatin me një tjetër zonë, në të cilën kalojnë çdo ditë dhjetëra fëmijë të cilët duhet të ndjekin shkollën.

Ky është rasti i dytë kur vetë komuniteti i zonave të thella të Kukësit ndërhyn për rikonstruksionin e rrugëve, duke parë mosreagimin e institucioneve përkatëse.


kallabak.com