Çfarë po ndodh në aksin rrugor Kukes-Shishtavec

Lexuar 743 here




Në qarkun e Kukësit ka një rrëshkitje dherash e gurësh në aksin nacional Kukës-Shishtavec, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve që e përshkojnë këtë rrugë dhe dhe gjithashtu automjetet.

Madje ky masiv guri, dy ditë më parë rrezikoi edhe punonjësit e mirëmbajtjes.

Mësohet se njëra nga korsitë e këtij segmenti rrugor që lidhet me fshatin Shishtavec është pothuajse e pakalueshme pas rrëshkitjes se masiveve të dherave e gurëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Kalimtarët bëjnë thirrje që të ndërhyhet menjëherë për pastrimin e mirëmbajtjen e kësaj rruge, pasi pasojat mund të jenë fatale për jetën e tyre.

Ky nuk është rasti parë i rrëshkitjes së dherave e gurëve në këtë segment, pasi sa herë që bien reshje apo përfshihet nga ngricat ky fenomen bëhet i shpeshtë.

Por si për ironi të fatit, rruga Kukës-Shishtavec ishte një ndër investimet më të mëdha në Kukës pas ndërtimit të rrugës së Kombit e që ka kushtuar rreth 28 milionë dollarë.

albeu.com